Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rubio: Veprimet e Dodikut e kërcënojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Bosnjës

2025/03/08 at 10:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Seanca e konfirmimit në Senat për të emëruarin e zotit Trump për Sekretar Shteti

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cilësoi si kërcënim për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Bosnjës e Hercegovinës ligjet e miratuara nga autoritetet e entitetit serb, të cilët ndalojnë gjyqësorin dhe policinë shtetërore të Bosnjës të veprojnë në territorin e Republikës Serbe.

“Veprimet e Presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, po dëmtojnë institucionet e Bosnjës e Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e saj”, shkroi sekretari Rubio në platformën X. “Vendi ynë inkurajon udhëheqësit politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon që të bashkohen me ne për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”, shkroi ai.

Ligjet kanë nxitur tensione në vendin ballkanik të ndarë etnikisht dhe zyrtarët boshnjakë u ankuan në Gjykatën Kushtetuese, e cila i pezulloi përkohësisht ligjet të premten, duke theksuar se zbatimi i tyre do të kishte “pasoja serioze dhe të pashmangshme”, duke rrezikuar rendin kushtetues, ligjor si dhe sovranitetin e Bosnjës.

Serbët e Bosnjës miratuan legjislacionin pasi një gjykatë boshnjake dënoi Milorad Dodikun, presidentin pro-rus të Republikës Serbe muajin e kaluar me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të përfshirjes në postet publike, për shkak të veprimeve ndarëse të tij.

Milorad Dodiku tha se ka në plan të shpërfillë vendimin, i cili bëhet i formës së prerë pas një procesi të apelimit.

Zyrtarët e Bosnjës thonë se grupi i ligjeve të miratuara nga Republika Serbe, përfaqëson një grusht shteti dhe një hap të madh në shpërbërjen e vendit.

Bosnja përbëhet nga dy entitete, njëri e dominuar nga serbët e Bosnjës dhe tjetri i drejtuar nga boshnjakët myslimanë dhe kroatë.

Marrëveshja e paqes e Dejtonit që i dha fund luftës së Bosnjës, e cila la pas vetes më shumë se 100,000 të vrarë dhe miliona të zhvendosur, parashikoi gjithashtu që entitetet të jenë të lidhura nga institucionet e përbashkëta shtetërore, duke përfshirë ushtrinë, gjyqësorin e lartë dhe administratën tatimore.

Milorad Dodiku vazhdimisht ka bërë thirrje për ndarjen e gjysmës së Bosnjës të drejtuar nga serbët për t’u bashkuar me Serbinë fqinje dhe për këtë arsye ish-administrata amerikan vendosi sanksione kundër tij dhe aleatëve të tij të ngushtë./voa

Ju sugjerojmë

Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!
-U tha në Opinion

Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!

11 Maj, 2025 9:47 pm
Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!
Politikë

Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!

11 Maj, 2025 9:40 pm
“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën
-U tha në Opinion

“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën

11 Maj, 2025 9:38 pm
Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”
-U tha në Opinion

Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”

11 Maj, 2025 9:19 pm
Exit Poll i parë, Berisha: I ngjashëm me memorandumin e Kuçit!
Kryesore

Exit Poll i parë, Berisha: I ngjashëm me memorandumin e Kuçit!

11 Maj, 2025 9:16 pm
Tension te selia blu? Gazetarja: Ka më shumë makina se sa…
-U tha në Opinion

Tension te selia blu? Gazetarja: Ka më shumë makina se sa…

11 Maj, 2025 9:14 pm
Diaspora/Balla: Populli foli me votë, ta lexojmë dhe të pranojmë rezultatin
Politikë

Diaspora/Balla: Populli foli me votë, ta lexojmë dhe të pranojmë rezultatin

11 Maj, 2025 9:03 pm
“2 mandate shtesë, beton!”/ Cila parti do dominojë Tiranën sipas analistit
-U tha në Opinion

“2 mandate shtesë, beton!”/ Cila parti do dominojë Tiranën sipas analistit

11 Maj, 2025 8:59 pm
Berisha optimist pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit: Sovrani foli!
Kryesore

Berisha optimist pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit: Sovrani foli!

11 Maj, 2025 8:55 pm
Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët
-U tha në Opinion

Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët

11 Maj, 2025 8:35 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 9 mars 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 mars 2025

Kujdes zemrën! Si sëmundjet profesionale po bëhen shqetësuese te punonjësit shqiptarë!

Kujdes zemrën! Si sëmundjet profesionale po bëhen shqetësuese te punonjësit shqiptarë!

TE FUNDIT

Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!

Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!
11 Maj, 2025

Unë nuk merrem me llafe, hamendje. Unë do shoh kutitë, kaq!”, kështu deklaroi për “Opinion” udhëheqësi i koalicionit opozitar Nisma...

Lexo më shumë

Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!

Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!
11 Maj, 2025

Partia Socialiste ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me vendimin e KQZ-së, e cila shtyu  publikimin e rezultateve të...

Lexo më shumë

“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën

“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën
11 Maj, 2025

I qeshur e nisi prononcimin e tij për “Opinion” kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj. “Po presim rezultatin. Është e vështirë të...

Lexo më shumë

Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”

Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”
11 Maj, 2025

Gënjeshtar të gatshëm të Edi Ramës, e cilësoi kryetari i PD-së Sali Berisha analistin Baton Haxhiu. Në deklaratën për mediat,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com