Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8 Marsi, Elisa Spiropali: Shoqëria shqiptare mund të quhet e përmbushur, kur gruaja të jetë plotësisht e respektuar në lirinë e saj

2025/03/08 at 11:21 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
8 Marsi, Elisa Spiropali: Shoqëria shqiptare mund të quhet e përmbushur, kur gruaja të jetë plotësisht e respektuar në lirinë e saj

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka dhënë një mesazh për gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit.

Ajo shkruan se shoqëria shqiptare mund të quhet e përmbushur dhe e denjë në misionin e saj vetëm kur gruaja të jetë plotësisht e respektuar në lirinë e saj.

“Krijimi ka një element themelor simbolik: Hyji, në zanafillë, i jep emërtesën Eva që do të thotë “burim jete”. Kaq domethënëse është përmbushja me dinjitet e gruas saqë Hyji i beson burimin e krejt jetës.

Sot më 8 Mars, përveç urimit të natyrshëm e me gjithë zemër për të gjitha gratë dhe vajzat, dua të kujtoj me respekt të thellë ato që nuk shpëtuan dot nga dhuna, ato që shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, vajzat e martuara me detyrim, ato që përfliten sepse guxojnë, ato që kurrë nuk u lejuan ta shfaqin personalitetin, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën duke sfiduar pengesat, ato gra të guximshme dhe inteligjente të potencialit të pakufishëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme shqiptare kudo ku janë, kudo ku vuajnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë.

De Beauvoir thoshte se gratë e kuptuan rolin e tyre kur burrat ikën në luftë. Modestisht do të thoja se gratë shqiptare e kishin kuptuar këtë gjë shumë herët sepse historia i detyroi burrat e tyre përherë të luftonin e emigronin. Në historinë tonë të mundimshme gratë kanë qenë shëmbull i jashtëzakonshëm i një feminizmi të fshehtë e pa bujë, por të denjë po aq sa ai i grave të këtij kontinenti, e botës ku përkasim.

Shoqëria shqiptare mund të quhet e përmbushur dhe e denjë në misionin e saj vetëm kur gruaja të jetë plotësisht e respektuar në lirinë e saj, dhe të ketë hapësirën e plotë për rolin e saj krejt unik në shoqëri.

Përveç ecjes kulturore që kërkon ky proces, jam e përkushtuar që në binarin politik e shtetëror, të punoj me krejt energjitë e mia në Kuvendin e Shqipërisë që ky mision të jetë i përmbushur”, thuhet në reagimin e plotë të Spiropalit.

Ju sugjerojmë

Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki
Aktualitet

Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki

23 Qershor, 2025 12:21 pm
BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë
Bota

BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

23 Qershor, 2025 12:11 pm
Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian
Aktualitet

Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian

23 Qershor, 2025 12:11 pm
Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane
Aktualitet

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane

23 Qershor, 2025 12:03 pm
Portali e-Legjislacioni, Ambasadori i OSBE: Rezultat i një pune të gjatë
Aktualitet

Portali e-Legjislacioni, Ambasadori i OSBE: Rezultat i një pune të gjatë

23 Qershor, 2025 11:57 am
Portali E-Legjislacioni, Spiropali: Një hap i ri për të afruar qytetarin me Kuvendin
Aktualitet

Portali E-Legjislacioni, Spiropali: Një hap i ri për të afruar qytetarin me Kuvendin

23 Qershor, 2025 11:39 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Tridhjetë e gjashtë tentime, Kosova ende pa Kuvend të ri

23 Qershor, 2025 11:35 am
Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki
Aktualitet

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

23 Qershor, 2025 11:20 am
VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri
Aktualitet

VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri

23 Qershor, 2025 11:19 am
Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C

23 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Nervozohet Elon Musk/ Debaton ashpër me Marco Rubion, çfarë ndodhi në zyrë

Nervozohet Elon Musk/ Debaton ashpër me Marco Rubion, çfarë ndodhi në zyrë

Rama për 8 Marsin: Kemi bërë progres në zgjerimin e hapësirës që i kemi rezervuar gruas

Rama për 8 Marsin: Kemi bërë progres në zgjerimin e hapësirës që i kemi rezervuar gruas

Berisha u bëri thirrje nxënësve të bojkotojnë mësimin, Rama: Lajthitje, tregon sa rreziqe na presin

Berisha u bëri thirrje nxënësve të bojkotojnë mësimin, Rama: Lajthitje, tregon sa rreziqe na presin

TE FUNDIT

Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki

Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki
23 Qershor, 2025

Përveçse me një parlament të ri, vjeshta do të vijë edhe me një tjetër garë elektorale për partitë politike. Berati,...

Lexo më shumë

BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë
23 Qershor, 2025

Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për pasojat serioze që do të kishte mbyllja...

Lexo më shumë

Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian

Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian
23 Qershor, 2025

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të portalit e-Legjislacioni. Gjatë fjalës së tij,...

Lexo më shumë

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane
23 Qershor, 2025

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, vlerësoi krijimin e portalit të ri të legjislacionit elektronik, duke e konsideruar si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com