Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e lidh Serbia Kosovën me trazirat e saj të brendshme?

2025/02/28 at 9:09 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si e lidh Serbia Kosovën me trazirat e saj të brendshme?

Derisa protestat e udhëhequra nga studentët vazhdojnë të tronditin Serbinë, autoritetet e këtij vendi kërkojnë dikë për të fajësuar. Shënjestër e tyre, prej kohësh, është bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por qeveria e tij i quan të pabaza pretendimet.


“Askush nuk i gëzohet nxitjes së konflikteve në Serbi më shumë se Kurti dhe ustashët”, tha në Dhjetor të vitit të kaluar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe një ish-organizate fashiste kroate.

Atëkohë, protestat e studentëve në Serbi po merrnin hov. Mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë vazhdojnë ende të mblidhen nëpër qytete të ndryshme të këtij vendi, për të kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku, nëntorin e kaluar, nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit vdiqën 15 persona.

Po në dhjetor, Kurti, gjatë një vizite në Kroaci, u pyet për protestat e studentëve në Serbi, për të cilat la të kuptohet se ka mirëkuptim, por nuk shprehu mbështetje për “nxitjen e konflikteve”, siç pretendoi Vulin.

“Sistemi i krijuar në Serbi nuk beson në pluralizmin politik, nuk ka sundim të ligjit, prandaj kemi protesta kaq të ashpra studentore”, tha mes tjerash Kurti më 13 Dhjetor.

Po atë ditë, portali Informer në Serbi, i njohur për narrativë kundër Kosovës, publikoi një artikull me titull: “Albin Kurti mbështet protestat e ‘studentëve’ në Beograd: Terroristi shqiptar mbështet me gjithë zemër shkatërruesit e Serbisë”.

Pretendime të ngjashme bëri këtë muaj edhe shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

“Ekziston një koalicion i qartë interesash që lidh Albin Kurtin dhe sponsorët e protestave antishtetërore në Serbi”, tha Petkoviç më 16 Shkurt, pa specifikuar se për cilët ‘sponsorë’ e ka fjalën dhe pa sjellë ndonjë provë për pohimet e tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe zyrtarë të tjerë serbë i kanë akuzuar vazhdimisht studentët protestues se bëjnë përpjekje “për të përmbysur pushtetin”.

Ata i kanë etiketuar protestuesit si “mercenarë të huaj”, “banditë” dhe “huliganë”, ndërsa kanë fajësuar edhe “shërbimet e Perëndimit” për ndërhyrje.

Çfarë thotë Qeveria e Kosovës?

Për zëdhënësin e qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, akuzat e tilla “janë manifestim i një pushteti autokratik, që shkakun e problemeve të brendshme dhe shfajësimin e tij synon ta gjejë e ta bëjë tek aktorët e jashtëm, ashtu që të mos kërkohet përgjegjësia”.

Sipas tij, Serbia është “i vetmi shtet në rajon me të kaluar të dëshmuar të ndërhyrjeve dhe nxitjeve të çështjeve të brendshme në shtetet fqinje”.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha, ditë më parë, se “Serbia e akuzon Kosovën se mbështet protestat në Serbi, pa bazë dhe pa ofruar ndonjë provë”.

Rohde e akuzoi vetë Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe.

Deklarata të ngjashme bëri edhe shefja e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau.

“Këto janë metoda e praktika të Serbisë autokratike, jo të Republikës së Kosovës që është demokratike”, tha Kryeziu për Radio Evropa e Lirë.

Çfarë thonë vëzhguesit?

Vëzhguesit e zhvillimeve në Kosovë dhe në Serbi thonë se autoritetet serbe, duke bërë akuza kundër Kurtit, përpiqen ta manipulojnë opinionin vendor dhe ta zhvendosin vëmendjen nga zhvillimet e brendshme.

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) në Prishtinë, thotë se pretendimet e zyrtarëve serbë janë “përpjekje për të gjetur armiq të jashtëm për problemet e brendshme”.

“Kjo nuk është asgjë e huaj për regjimet populiste dhe autokratike çfarë e ka sot Serbia”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Dushan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se pretendimet e tilla të zyrtarëve dhe mediave serbe nuk janë më të besueshme për opinionin në Serbi.

“Kjo me Kurtin aktualisht nuk funksionon, madje as kur e përmendin në media si një argument serioz. Përveç për ata që i besojnë verbërisht Vuçiçit”, thotë Janjiç.

Studentët protestues në Serbi këmbëngulin se janë të pavarur, ndonëse në disa protesta të tyre janë parë edhe pjesëtarë të organizatave dhe partive djathtiste që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Janjiç shpreh bindjen se edhe ajo shumicë e qytetarëve që e mbështesin Vuçiçin, me besimin se ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet, është duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë.

A ka rrezik për incidente të mundshme në Kosovë?

Dy analistët pajtohen se akuzat e zyrtarëve serbë ndaj Kurtit nuk kanë bazë reale, por nuk ndajnë mendimin se situata e sigurisë në Kosovë mund të cenohet nën dirigjimin e autoriteteve serbe.

Peci thotë se sjellja e zyrtarëve serbë sinjalizon se ata po përpiqen ta zhvendosin vëmendjen e opinionit të brendshëm, duke e orientuar drejt Kosovës.

Në këtë kontekst, ai thotë se nuk mund të abstrahohen rreziqet për situatën e sigurisë në Kosovë, sidomos në veriun e banuar me shumicë serbe.

Ai thotë se rreziku për nxitje të incidenteve në këtë zonë edhe ashtu të trazuar, është real.

Kjo, pavarësisht faktit se Serbia – pas sulmit të armatosur të një grupi serbësh në Banjskë të Zveçanit, shtatorin e vitit 2023 – është vënë “nën llupën e faktorit ndërkombëtar”.

Peci thotë pas këtij sulmi, grupet e uniformuara serbe janë tërhequr në brendësi të Serbisë, por shton se nxitja e incidenteve eventuale mund të mos vijë nga persona të tillë.

Në atë rast, ata do të ishin të tejdukshëm edhe për faktorin ndërkombëtar, thotë ai.

“Çfarëdo që ndodh aty në veri, është e ditur se do t’i atribuohet Serbisë, sepse është një përpjekje e saj për të krijuar një problem, për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet që i ka brenda”, thekson Peci.

Ai shton se autoritetet e Kosovës, në këtë kohë, duhet t’i shmangin situatat që, siç shprehet, motivojnë tensione.

Në mënyrë specifike përmend mbylljen e disa qendrave për punë sociale në Mitrovicë të Veriut, të cilat funksiononin nën sistemin e Serbisë, javën e kaluar.

“Ne me këto akte e krijojmë një klimë, e cila e rrezikon sigurinë në veri të vendit për çështje krejtësisht jorelevante, siç janë shërbimet sociale”, thotë Peci.

Por, Janjiç nuk sheh rrezik për ndonjë incident sigurie në veri të Kosovës, të motivuar nga autoritetet e Serbisë.

Sipas tij, Vuçiç, aktualisht, po ballafaqohet me mungesë vizioni se si të dilet nga kriza e brendshme.

“Rreziku që ekziston, e që mund të ketë të bëjë me Kosovën, është fakti se në këtë kaos të institucioneve në Serbi, krimi i organizuar, e sidomos narko-mafia, mund të fillojnë të marrin pjesë të territoreve”, tha Janjiç, duke iu referuar edhe veriut të Kosovës.

Për Kosovën, Serbia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë dhe stabilitetin e saj.

Sulmi në Banjskë vetëm se e ka forcuar bindjen e Prishtinës se Beogradi nuk e ka braktisur strategjinë e destabilizimit të vendit fqinj – edhe pse autoritetet serbe kanë mohuar se kanë gisht në atë ngjarje.

Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, qeveria e Kosovës thekson se autoritetet e vendit “janë gjithmonë në krye të detyrës, për të siguruar ruajtjen e rendit e sigurisë publike, për të respektuar ligjshmërinë dhe për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Analistët thonë se përkundër përpjekjeve të Serbisë për ta zhvendosur fajin jashtë kufijve të saj, e ardhmja e këtij vendi do të përcaktohet nga zhvillimet e brendshme.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka dhënë dorëheqje, Vuçiç thotë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, por protestat e tyre nuk kanë të ndalur./REL



Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

26 Qershor, 2025 6:12 pm
Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës
Sport

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

26 Qershor, 2025 6:08 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Analiza e REL: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

26 Qershor, 2025 6:06 pm
FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë
Bota

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë

26 Qershor, 2025 6:01 pm
Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit
Aktualitet

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit

26 Qershor, 2025 5:45 pm
Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…
Bota

Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…

26 Qershor, 2025 5:25 pm
Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!
Politikë

Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!

26 Qershor, 2025 5:17 pm
Çfarë po ndodh me letrën e Bërnabiç?
Rajoni

Bërnabiç paralajmëron arrestime në prag të protestës të shtunën në Beograd

26 Qershor, 2025 5:02 pm
Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre
Bota

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

26 Qershor, 2025 4:43 pm
Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë
Aktualitet

Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë

26 Qershor, 2025 4:30 pm
Para
Kakavijë/ Greva e doganierëve grekë bllokon kalimin e automjetëve

Kakavijë/ Greva e doganierëve grekë bllokon kalimin e automjetëve

Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes kërcënimit për tarifa

Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes kërcënimit për tarifa

“Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan A”/ Spiropali: Integrimi në BE, projekt i përbashkët i rajonit!

“Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan A”/ Spiropali: Integrimi në BE, projekt i përbashkët i rajonit!
















TE FUNDIT

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
26 Qershor, 2025

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sulmoi ashpër atë që ai e...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës
26 Qershor, 2025

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re...

Lexo më shumë

Analiza e REL: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
26 Qershor, 2025

Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojnë atë që prej kohësh është...

Lexo më shumë

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë
26 Qershor, 2025

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka hapur një resort luksoz në Wonsan, i disponueshëm vetëm për turistët vendas. Në disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com