Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë parashikon marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

2025/02/28 at 8:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
SHBA dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e marrëveshjes për minerale

Nëse mendoni se marrëveshja e arritur mes Kievit dhe Uashingtonit për mineralet e rralla të Ukrainës është një ujdi e madhe, lexoni edhe një herë mes rreshtash.


Marrëveshja – teknikisht një kornizë fillestare për marrëveshjen, dhe jo një kontratë ligjërisht obliguese – është lavdëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump si “pakt shumë i madh” i cili ka thënë se përmes saj do të rikthejë disa miliardë dollarë amerikanë në Uashington, si shpagim për ndihmën ushtarake që i është ofruar Kievit, teksa mbrohet kundër luftës së nisur nga Rusia.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili pritet të vizitojë Uashingtonin më 28 shkurt për të nënshkruar marrëveshjen, e ka përshkruar dokumentin si “marrëveshje kornizë”, e cila, sipas tij, do të ndihmojë në garantimin e mbështetjes amerikane për luftën me të cilën po përballet Ukraina.

“Kjo marrëveshje mund të jetë sukses i madh, apo mund të kalohet në heshtje”, ka thënë ai në një konferencë për media më 26 shkurt.

“Suksesi ynë i madh varet nga biseda me presidentin Trump”.

“Është e rëndësishme për mua dhe për të gjithë ju në botë që ndihma amerikane të mos ndalet”, ka thënë ai.

Në zemër të marrëveshjes – me 17 pika, katër faqe, në gjuhën angleze dhe ukrainase, dhe me hapësira për nënshkrimet e sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, dhe zëvendëskryeministres së parë të Ukrainës, Yuliya Svyrydenko – është një fond i përbashkët, që do të financohet nga të hyrat prej nxjerrjes së mineraleve të vlefshme nga toka e Ukrainës.

Mirëpo, marrëveshja përmend vetëm synimin për të hapur fondin, dhe nuk përbën bazë ligjore për hapjen e tij, vlerësojnë ekspertët.

Është e paqartë se kur mund të ndodhë diçka e tillë. Kjo do të thotë se do të ketë hapësirë interpretimi edhe për mënyrën se si do të duket gjithçka. Korniza përmend fondet në të ardhmen, dhe jo fondet që sigurohen tani prej entiteteve sikurse Naftogazi. Ky gjigant shtetëror i energjisë kontribuon me rreth 15 për qind në buxhetin qeveritar.

Në dokument përmendet që Kievi do të kontribuojë në fond me 50 për qind të të hyrave, përmes projekteve të ardhshme shtetërore.

Paratë prej fondit do të ndahen nëpër projekte brenda Ukrainës, “për të rritur zhvillimin, nxjerrjen dhe monetizimin e të gjitha aseteve publike dhe private të Ukrainës, përfshirë depozitat e mineraleve, naftën, gazin natyror, materialet tjera, infrastrukturën, portet dhe sipërmarrjet tjera shtetërore”.

Kjo pjesë është ndryshuar, për dallim prej drafteve paraprake, që përcaktonin se paratë do të shkojnë për shpagim të ndihmës amerikane, diçka që Zelensky e ka kundërshtuar. Për më shumë, do të duhen vite që këto projekte infrastrukturore të jetësohen, ndoshta shumë kohë pasi Trump të përfundojë mandatin.

“Marrëveshja është shumë e zbehët për të pasur peshë ekonomike derisa Ukraina është ende në luftë”, ka thënë, Maximillian Hess, analist politik në Institutin Kërkimor për Politikë të Jashtme, me seli në Filadelfia.

“Mirëpo, nëse e bën Trumpin të duket fitues, dhe nëse, në anën tjetër, sigurohet vazhdimësi e mbështetjes amerikane për Ukrainën, atëherë mund të jetë marrëveshje e mirë për Ukrainën”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

Mykhailo Samus, i cili udhëheq Rrjetin Kërkimor për Gjeopolitikë në Kiev, është pajtuar se më e rëndësishmja do të jetë marrëveshja finale. Në të njëjtën kohë, si Trump, ashtu edhe Zelensky, do të përpiqen të nxjerrin fitore prej saj.

“Nga ana ukrainase është përpjekje që t’i jepet fund konfrontimit me administratën Trump”, ka thënë ai.

“Sa i përket Trumpit, ai dëshiron të prezantojë rezultate. Që do të thotë se Trump mund të thotë se ‘do të kompensohen paratë e taksapaguesve tanë [për ndihmën e ofruar në Ukrainë]’. Është përpjekje për të dhënë diçka para elektoratit amerikan, për të thënë se ‘e arritëm edhe një fitore’”.

“E arsyeshme, e drejtë, por jo neokoloniale apo imperialiste”

Zelensky e ka një të kaluar përplot zhvillime me Trumpin, duke nisur prej vitit 2019, kur ligjvënësit amerikanë patën tentuar ta shkarkonin presidentin amerikan. Në fund ai është shfajësuar nga Senati.

Prej kthimit të Trumpit në presidencë, lideri ukrainas ka synuar që e kaluara të mos prishë zinxhirin e furnizimit me armë, të cilat janë të domosdoshme për ushtrinë e tij. Trump e ka sulmuar verbalisht Zelenskyn, duke e quajtur diktator, duke sugjeruar gabimisht se Ukraina e ka nxitur luftën, dhe ka kërkuar që zgjedhjet presidenciale të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

Më pas kanë hyrë në lojë mineralet e Ukrainës, të ashtuquajturat minerale të rralla të tokës, dhe metale tjera të çmuara sikurse litiumi dhe titaniumi. Mineralet e rralla përdoren për teknologji në fushën e mbrojtjes, por edhe për bateri, prodhim kompjuterësh dhe telefona mobilë.

Litiumi është përbërës kryesor për bateri, titaniumi përdoret për prodhim aeroplanësh, mes gjërash tjera.

Zyrtarët e administratës Trump, që e shohin SHBA-në në garë me Kinën për të fituar qasje në mineralet e çmuara, e kanë bërë prioritetet sigurimin e rezervave. Prandaj Grenlanda është kthyer në prioritet. Tani edhe Ukraina.

Sa i përket gjuhës së përdorur në marrëveshje, ekzistojnë disa pikëpyetje se sa minerale të rralla i ka Ukraina.

Shërbimi Gjeologjik i Ukrainës ka thënë se shteti ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të tokës dhe minerale tjera të çmuara, dhe që një pjesë e mirë e tyre janë në territoret që i ka pushtuar Rusia.

Për më shumë, Shërbimi ukrainas sugjeron se sasia e rezervave mund të jetë e ekzagjeruar. Një hulumtim i kryer nga S&P Global, ka hedhur dyshime në vlerësimet ukrainase, duke thënë se janë të bazuara në sondazhe të vjetra me dekada.

Rezervat ukrainase të litiumit, titaniumit dhe madje uraniumit, janë në sasi më të mëdha, ashtu sikurse rezervat e naftës dhe gazit.

Nëse shihet si fitore e vogël për Zelenskyn dhe negociatorët e tij, marrëveshja parasheh që të hyrat për Fondin e Përbashkët të Rindërtimit të promovojnë “sigurinë dhe prosperitetin e Ukrainës” – ndonëse dokumenti përcakton se marrëveshja do të definohet vetëm në marrëveshjen përfundimtare të fondit.

Edhe këtu është bërë ndryshim, në krahasim me draftet paraprake dhe deklaratat e zyrtarëve amerikanë, të cilët kanë sugjeruar se të hyrat nga fondi do të shkojnë për SHBA-në si kompensim për ndihmën ushtarake që ka ofruar.

Për vëzhguesit ukrainas, apo të vendeve tjera, marrëveshja përbën fitore të vogël për të dy liderët.

“Ekonomikisht është një mundësi solide që të nxirret kapital – duke gjeneruar investime në vlerë të miliarda dollarëve çdo vit”, ka thënë Natalya Shaporval, ekonomiste në Shkollën e Kievit për Ekonomi, në një postim në X – dikur Twitter.

“Politikisht, është bixhoz, administrata e Zelenskyt beson që lidhjet më të thella ekonomike mund të rezultojnë me përkushtime më të mëdha për sigurinë. Tani për tani, mund të them se Ukraina është e kujdesshme në dozat e optimizmit”.

Tomas Kopecny, i dërguar i Qeverisë së Çekisë në bisedimet për rindërtim të Ukrainës, e ka quajtur marrëveshjen “sukses për negociatat diplomatike të të dyja vendeve”.

“Marrëveshja më duket e arsyeshme, e drejtë, por jo neokoloniale dhe as imperialiste”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Marrëveshja mëton t’i bindë sipërmarrësit amerikanë, bizneset dhe Qeverinë amerikane të interesohen në rindërtim të Ukrainës, jo vetëm në letër, por edhe në skema konkrete financiare”.

Pa garanci të sigurisë

Qeveria e Zelenskyt – me kujtesë të freskët të Memorandumit të dështuar të Budapestit më 1994 – e përmend vazhdimisht nevojën për garanci të sigurisë, për të shmangur ndonjë agresion rus në të ardhmen.

Mirëpo, secili obligim që përfshin Uashingtonin në mbrojtje të sigurisë së Ukrainës, nuk vlen për administratën Trump.

Megjithatë, një vëzhgues ka thënë se në dokumentin e marrëveshjes gjendet një “perlë” diplomatike, një pikë për sigurinë, që përcakton se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Ukrainës për t’i siguruar garancitë e nevojshme të sigurisë për të pasur paqe afatgjatë” – mirëpo nuk e përmend asnjë zotim të Uashingtonit.

Draftet paraprake nuk e kanë pasur këtë pjesë.

Trump u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, më 25 shkurt, se marrëveshja parasheh për Ukrainën “pajisje ushtarake dhe të drejtën për të luftuar, më kryesorja, të drejtën për të luftuar”.

Por, në një takim të kabinetit një ditë më vonë, ai e ka përmendur bindshëm se SHBA-ja nuk do të ofrojë garanci të sigurisë.

“Nuk do të ofrojmë garanci të sigurisë. Këtë do ta bëjë Evropa”, ka thënë ai.

“Shpresoj dhe po lutem që kjo të jetë ajo për të cilën ka nevojë Trump, që një ditë të thotë ‘në rregull, do t’i ndihmojmë Ukrainës tash’”, ka thënë Ed Verona, ekspert për Këshillin Atlantik në Uashington, i cili ka punuar për kompani të energjisë në Rusi dhe e njeh sektorin e investimeve në Ukrainë.

Zelensky ka arritur “të sigurojë marrëveshje më të mirë sesa dy draftet e para që janë hartuar. Prandaj edhe dëshiron të shkojë në Uashington dhe ta nënshkruajë atë”, ka thënë Verona për Radion Evropa e Lirë.

“Dhe ai shpreson që kjo e gëzon Donald Trumpin. Që Trump të mund të thotë ‘shiheni çfarë arrita, u nënshkrua dokumenti. Kjo është e mirë për Amerikën’”./REL



Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Rritja e çmimeve në Ballkanin Perëndimor, reagojnë qytetarët

Rritja e çmimeve në Ballkanin Perëndimor, reagojnë qytetarët

Çfarë është ‘karta e artë’ prej 5 milionë dollarësh që propozon Presidenti Trump?

Çfarë është ‘karta e artë’ prej 5 milionë dollarësh që propozon Presidenti Trump?

Liria e medias: Gazetarët në mbarë botën në rrezik

Liria e medias: Gazetarët në mbarë botën në rrezik
















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com