Një 20-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri këtë të enjte në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, në rrethana dhe për shkaqe momentalisht të panjohura.
Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi se viktima është identifikuar si Pavlin Preka.
Në një njoftim për mediat, policia e Shkodrës tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.