Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri replikoi me kreun e PD-së, Sali Berisha në Kuvend.
Teksa Berisha deklaroi se Gjiknuri duhet të bëhej i penduar për çështjen e McGonigal, deputeti socialist, i kujtoi historinë e Xhejms Trafikant.
“Sali me ty nuk ia vlen të bësh debate të vjetra. Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikani?. Po the, ma fute. Ti je shqetësuar për negociatat që ke bërë përmes përfaqësuesit tënd. Mos mbaj shpresa te gjera që nuk ke siguri”, replikoi Gjiknuri.