Policia kufitare e Korçës ka proceduar penalisht një 45-vjeçar polak, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëri, 23 700 euro, pa i deklaruar.
Shtetasi A. K. 45 vjeç, banues në Poloni akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi.
Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin polak A. K.
Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 23 700 euro, që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al