Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senati çon përpara emërimin e Kash Patel në postin e drejtorit të FBI-së

2025/02/19 at 5:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Senati çon përpara emërimin e Kash Patel në postin e drejtorit të FBI-së

Senati votoi të martën për të çuar përpara emërimin e zotit Kash Patel për postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, duke i hapur rrugën një aleati të afërt të Presidentit Donald Trump dhe një kritiku të kësaj agjencie për të drejtuar njërin prej institucioneve më të rëndësishme të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.

Senati miratoi me 48 vota pro dhe 45 kundër një masë procedurale që mundëson konfirmimin përfundimtar gjatë kësaj jave të njërit prej kandidatëve më të debatueshëm të zotit Trump.

Zoti Patel, një ish zyrtar i zbulimit në Departamentin e Mbrojtjes gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka bërë thirrje për një reformim rrënjësor të FBI-së, duke u zotuar se do ta zgjerojë rolin e agjencisë në fushën e imigracionit të jashtëligjshëm dhe kriminalitetit të dhunshëm, një prej përparësive kryesore të zotit Trump.

Zoti Patel ishte në mesin e kritikëve më të zëshëm të hetimeve të FBI-së ndaj zotit Trump, duke filluar nga çështjet si ndërhyrja ruse në zgjedhjet e vitit 2016, dokumentet sekrete që zoti Trump i mbajti në rezidencën e tij në Florida, si dhe përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin zgjedhor të vitit 2020.

Demokratët e kanë quajtur zotin Patel si të papërshtatshëm për të udhëhequr FBI-në, duke iu referuar mbështetjes që ai u dha pretendimeve të pavërteta për vjedhjen e votave në zgjedhjet e vitit 2020 dhe pretendimeve se agjentët e FBI-së kishin nxitur sulmin e 6 shkurtit të vitit 2021 ndaj Kapitolit. Por zoti Patel ka marr përkrahje të gjerë nga republikanët, të cilët e shohin atë si reformator.

Javën e kaluar, një komision i Senatit miratoi me 12 vota pro dhe 10 kundër, që kandidatura të hidhet për votim në Senat. Votimi u nda përgjatë vijave partiake./VOA

Ju sugjerojmë

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani
Bota

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani

18 Shtator, 2025 1:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga…

18 Shtator, 2025 12:12 pm
Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
Kryesore

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

18 Shtator, 2025 11:44 am
Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
Kryesore

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

18 Shtator, 2025 10:42 am
Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk
Bota

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk

18 Shtator, 2025 9:31 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

18 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 Shtator, 2025 8:16 am
Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
Bota

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

17 Shtator, 2025 10:17 pm
Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 Shtator, 2025 10:08 pm
Para
Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përplas kalimtaren

Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përplas kalimtaren

Policia operacion në Vlorë/ Zbulohen 2 shtëpi bari me pajisje të sofistikuara dhe arrestohen 3 shtetas

Policia operacion në Vlorë/ Zbulohen 2 shtëpi bari me pajisje të sofistikuara dhe arrestohen 3 shtetas

VIDEO/ Kallashnikov i mbështjellë me qese, “alarmohet” policia në Korçë

VIDEO/ Kallashnikov i mbështjellë me qese, “alarmohet” policia në Korçë

TE FUNDIT

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani
18 Shtator, 2025

Britania e Madhe i rezervoi presidentit amerikan, Donald Trump, një pritje madhështore, të përshtatshme për mbretin që ai pretendon të...

Lexo më shumë

Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga…

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
18 Shtator, 2025

Një efektiv i policisë në Përmet, shtetasi A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një...

Lexo më shumë

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
18 Shtator, 2025

Siç paralajmëroi më herët, kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi me urgjencë deputetët në selinë blu. Gjatë fjalës së tij,...

Lexo më shumë

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
18 Shtator, 2025

Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Seanca e parashikuar të zgjaste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com