Qeveria hungareze ka kritikuar ashpër takimin e politikanëve të lartë evropianë të cileët do të mblidhen në Paris dhe që është planifikuar të diskutojë një përgjigje ndaj ndryshimit të qëndrimit të administratës së re amerikane nën Presidentin Donald Trump për luftën në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë pas përfundimit të takimit të tij në Kazakistan kritikoi liderët europian se janë të frustruar përballë Moskës. “Është një mbledhje e liderëve evropianë të frustruar, pro luftës dhe anti-Trump me synimin për të parandaluar “një marrëveshje paqeje në Ukrainë”, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szjjarity.
“Ndryshe nga ata, ne mbështesim aspiratat e Donald Trump. Ndryshe nga ata, ne mbështesim negociatat mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ne gjithashtu duhet të shohim, se në Evropë ata që nuk duan paqen po organizohen. Ata që janë pro luftës po organizohen në Evropë dhe sot po mblidhen në Paris. Ata që po mblidhen sot në Paris, të cilët kanë mbledhur dhe hedhur vazhdimisht benzinë zjarriyt në tre vitet e fundit”, shtoi shefi i diplomacisë së Budapestit.
Kryeministri hungarez Viktor Orban është një nga aleatët e paktë të Kremlinit në BE. Ai ka bërë thirrje vazhdimisht për bisedime paqeje që nga fillimi i ofensivës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022 dhe ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë.
Në korrik, ai tërhoqi kritika të ashpra nga partnerët e tij të BE-së për një “mision paqeje” të vetëshpallur dhe një vizitë te presidenti Vladimir Putin në Moskë.
Që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, Orban është ndjerë i shfajësuar në pozicionin e tij dhe i vjen keq për “pafuqinë” e BE-së, e cila nuk ishte e ftuar në negociatat midis SHBA-së dhe Rusisë. Shtetet evropiane duan të koordinojnë pozicionet e tyre pas lëvizjes së Trump drejt Ukrainës.
Sipas Pallatit Elysée, presidenti francez Emmanuel Macron do të presë ndër të tjera krerët e qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Italisë. Shefi i NATO-s Marc Rutte dhe presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen gjithashtu pritet të marrin pjesë.