Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po u dhatë votën, do shkrijnë SPAK-un”, Rama komentuesit: Nga 60 ministra të PS, vetëm 2 janë të dënuar 

2025/02/17 at 11:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po u dhatë votën, do shkrijnë SPAK-un”, Rama komentuesit: Nga 60 ministra të PS, vetëm 2 janë të dënuar 

Kreu i qeverisë ka vijuar ‘ritualin’ tashmë të rrjeteve sociale, ku në Facebook zgjedh që t’u përgjigjet komenteve të ndryshme të qytetarëve. 


Këtë të hënë ai iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se në fillim populli ia dha votën se i besonte, por se në qeveri i kanë dalë të gjithë hajdutë, e se për këtë duhet që të japë dorëheqjen. 

“Le t’i marrim pak me radhë i dashur Fredi, e para populli besimin e tregon me votë dhe ma ka dhënë besimin 9 herë, dhe do ma japë dhe për të 10 herë. 

Sepse ky popull nuk mendon se duhet të jap dorëheqje që i hapa rrugën goditjeve ne nivele të larta që nuk kishte ndodhur kurrë, deri kur me PS udhëhoqëm reformën në drejtësi. 

Dolën të gjithë hajdutë thua ti, por jo nuk janë kështu. Në tre mandate kam pasur 60 ministra dhe deri tani 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar, një tjetër është në paraburgim, por jo i dënuar, dhe një tjetër ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. 

Nga njëra anë këto janë është pasqyrë e vullnetit të hekur politik të mos cënojë drejtësinë të bëjë punën e vet, nga ana tjetër hajdut quhet dikush që dënohet me prova dhje jo dikush që linçohet pa prova. E njëjta logjikë vlen dhe për nja 250 kryetar bashkie dhe deputetë gjatë këtyre viteve, disa të dënuar, por të thuash të dolën të gjithë hajdutë është thjeshtë t’i bashkohesh korit të blegërimava  të kopesë politiko-mediatike. 

Tani të vijmë te përgjegjësia, edhe në një familje le pastaj në një organizatë, parti, në një shtet të tërë, përgjegjësia ligjore është individuale, ndërsa përgjegjësi morale mbajnë për sesi reagojnë. Para se të bëhej reforma në drejtësi, ishte marrja në mbrojtje dhe pengim të hetimeve dhe linçim të njerëzve të drejtësisë. Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën në drejtësi janë ende përballë nesh me përbetimin publik se në 11 maj do ta shkrijnë fare SPAK  po u dhatë votën. Natyrisht nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK nuk kanë çfarë t’i bëjnë fare. 

Ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi për rastin e tij konkret, por ka ardhur koha që të ngremë zërin për standardin demokratike të proceseve. Pavarësia e drejtësisë u arrit, për herë të parë në histori, ndërsa drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030, është drejtësia ku pavarësia nuk mund të kthehet në shkelm ndaj standardit demokratike. 

Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese dhe ligjore për këdo që hetohet, por kurrsesi të poshtërohet në Pazar, të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë ne kanalet e llumit mediat me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve të drejtësisë”,-tha Rama. 



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Avokati i Popullit publikon listat me emrat e kandidatëve për KLGJ dhe KLP

Kandidaturat për Avokatin e Popullit, PD propozon emrin e Besim Ndregjonit 

“Ju punoni për sherret!”/ Klosi-Bardhit: E vetmja gjë që keni arritur këto 4 vite është se nga një parti u bëtë katër!

“Ju punoni për sherret!”/ Klosi-Bardhit: E vetmja gjë që keni arritur këto 4 vite është se nga një parti u bëtë katër!

Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona

U largua nga banesa para 3 ditësh, nëna në Librazhd denoncon në polici zhdukjen e 20-vjeçares
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com