Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Hasani nga Konferenca e Sigurisë së Mynihut: Shqipëria, angazhim të fortë për forcimin e partneriteteve 

2025/02/16 at 2:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri Hasani nga Konferenca e Sigurisë së Mynihut: Shqipëria, angazhim të fortë për forcimin e partneriteteve 

Në datat 14-16 Shkurt 2025, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC 2025), i cili është një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale. 

Ministri Hasani zhvilloi një sërë takimesh të frytshme e produktive në këtë konferencë, ku përfshihen shkëmbimet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Al-Safadi; Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Abdullah Al-Yahya; Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz; Senatoren Amerikane, Elissa Slotkin, Anëtarin e Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Martin; dhe Nënkryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Finlandë, Tytti Tuppurainen. 

Përgjatë çdo takimi, Z. Hasani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në forcimin e partneriteteve, sigurinë rajonale dhe mbështetjen ndaj sovranitetit të Ukrainës. 

Sipas Ministrit Hasani, “Multilateralizmi është çelës në adresimin e kërcënimeve hibride dhe ndihmon njëkohësisht në avancimin e agjendës për paqe e siguri të qëndrueshme”. 

Gjithashtu, Ministri Hasani ishte i ftuar nderi dhe një nga folësit kryesorë në tryezën e rrumbullakët mbi Taktikat e Zonës Gri në Kontinentin Evropian, të organizuar nga Kryetari i MSC 2025, ish-Ambasadori Christoph Heusgen, me fokus diskutimin mbi sfidat e reja të sigurisë evropiane dhe rajonale. Në këtë tryezë, Ministri Hasani u shpreh se:  

“Lufta në Ukrainë, së bashku me rritjen e frekuencës së sulmeve kibernetike dhe hibride, e rrisin nevojën për një përgjigje më të fortë e më të bashkuar Evropiane. Duke vepruar së bashku, ne mund të sigurojmë një të ardhme më të sigurt për Shqipërinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për tërë rajonin Euro-Atlantik”. 

Pjesëmarrja e Ministrit Hasani në këtë forum të rëndësishëm nënvizon angazhimin e Shqipërisë për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e paqes dhe stabilitetit global. 

Ju sugjerojmë

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr disa herë në fshatin Barbullush, arrestohet në flagrancë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr disa herë në fshatin Barbullush, arrestohet në flagrancë

28 Korrik, 2025 10:48 am
Kishte armë me vete dhe lëvizte me taksi që të mos e kontrollonin, bie në pranga
Aktualitet

Kishte armë me vete dhe lëvizte me taksi që të mos e kontrollonin, bie në pranga

28 Korrik, 2025 10:37 am
“Akt terrorist”/Sulmi ndaj zyrave të KQZ, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin..
Rajoni

“Akt terrorist”/Sulmi ndaj zyrave të KQZ, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin..

28 Korrik, 2025 10:25 am
Tarifat SHBA-BE/ DW: Rreziku i një lufte tregtare u shmang
Bota

Tarifat SHBA-BE/ DW: Rreziku i një lufte tregtare u shmang

28 Korrik, 2025 10:15 am
Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja
Aktualitet

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja

28 Korrik, 2025 9:51 am
Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave
Aktualitet

Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave

28 Korrik, 2025 9:43 am
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës

28 Korrik, 2025 9:32 am
Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..
Aktualitet

Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..

28 Korrik, 2025 9:23 am
Do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?
Bota

Do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?

28 Korrik, 2025 9:08 am
Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm
Rajoni

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

28 Korrik, 2025 9:03 am
Para
Njohjet që nuk i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës? 

Njohjet që nuk i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës? 

Çfarë po ndodh në Bulqizë? Më shumë se 65 banorë të helmuar janë paraqitur në spital këto 2 ditë 

Goditi me mjet të mprehtë në kokë 25-vjeçarin, arrestohet autori në Dibër 

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë (Emri) 

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë (Emri) 

TE FUNDIT

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr disa herë në fshatin Barbullush, arrestohet në flagrancë

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr disa herë në fshatin Barbullush, arrestohet në flagrancë
28 Korrik, 2025

Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme...

Lexo më shumë

Kishte armë me vete dhe lëvizte me taksi që të mos e kontrollonin, bie në pranga

Kishte armë me vete dhe lëvizte me taksi që të mos e kontrollonin, bie në pranga
28 Korrik, 2025

Kishte me vete armë zjarri dhe lëvizte me taksi  në Tiranë për të shmangur kontrollet e policisë, arrestohet 23-vjeçari banues...

Lexo më shumë

“Akt terrorist”/Sulmi ndaj zyrave të KQZ, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin..

“Akt terrorist”/Sulmi ndaj zyrave të KQZ, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin..
28 Korrik, 2025

Më 28 korrik, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit...

Lexo më shumë

Tarifat SHBA-BE/ DW: Rreziku i një lufte tregtare u shmang

Tarifat SHBA-BE/ DW: Rreziku i një lufte tregtare u shmang
28 Korrik, 2025

Rreziku i një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së një herë për një herë u shmang. Trump dhe von der...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com