Abilekaj: Rama “sakrifikoi”mbështetjen e SPAK për votën klienteliste që siguronte Veliaj

Gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” në Tv Klan nëse Ramës i intereson politikisht arrestimi i Erion Veliajt dhe ndërhyrja e SPAK, gazetari Enton Abilekaj tha se kryeministri ka sakrifikuar kalin e betejës. Ai e konsideron Erion Veliajn një kufomë politike në pritje të ekzekutimit që do të ishte para ose pas zgjedhjeve.


Sipas Abilekajt, më e mira do të ishte përpara zgjedhjeve, por Rama ‘sakrifikoi’ mbështetjen e SPAK për votën klienteliste që siguronte Veliaj.

Armand Shkullaku shton se “Erion Veliaj si reputacion e ndihmon, si infrastrukturë zgjedhore e minon”. Gazetari u shpreh se Veliaj kishte mbështetjen e mediave, fuqinë financiare etj për të kryer detyra që s’mund t’i bënte askush tjetër.

Enton Abilekaj: Rama si argumentin kryesor në zgjedhje si kalin e fushatës kishte SPAK-un, ka drejtësinë e re. Me këtë u mendua që ai do të hynte në zgjedhje me krenarinë e drejtësisë së re. Pse sot Rama hoqi dorë papritur nga kali i betejës për të mbrojtur Erion Veliajn? A kishte Erion Veliaj më shumë se SPAK-u mbështetje elektorale apo arsye të tjera? Erion Veliaj, që nga inceneratorët, qëkur kanë dalë dokumentet, email-e që thoshte shpërnda  para këtu, jepi këtij, pastaj me 5D-në që dolën çfarë ndodhi me drejtorët e tij dhe atë vetë të përfshirë në atë çështje dhe skandale të tjera të shpërdorimit, përfshi këtë të pasurisë që u gjendën paratë në dy kontrolle, politikisht ishte i mbaruar, ishte pothuajse një kufomë politike që pritej kur do të ekzekutohej si kufomë politike. Po flasim për momentin e ekzekutimit, a do të ishte më mirë elektoralisht që të ekzekutohej para zgjedhjeve dhe të forcohej kali i betejës i Ramës apo pas zgjedhjeve që Rama ta tërhiqte zvarrë Veliajn si kufomë politike?

Blendi Fevziu: Si është sipas teje?

Enton Abilekaj: Do të ishte më mirë sikur arrestohej por Rama nuk e do atë sepse Rama nuk është nisur në zgjedhje për votë legjitime, por për votë klienteliste që ia garanton Erion Veliaj. Pra ai është duke dalë sot sepse i është hequr ajo shtesë votash që ka pasur në këto zgjedhje që nuk ka qenë legjitime prandaj është ai sot në betejë, prandaj e sakrifikon mbështetjen e SPAK-ut, prandaj mbështet një kufomë politike. Arrestimi i Veliajt atij i  prish  vetëm thesarin e votave jo klienteliste  të cilat ia  garantonte Erion Veliaj në qarkun e madh.

Blendi Fevziu: Arrestimi i Veliajt ku e kërcënon Ramën?

Armand Shkullaku: Erion Veliaj si reputacion e ndihmon, si infrastrukturë zgjedhore e minon. Punët që bënte Erion Veliaj nuk i bën njeri tjetër. Duhet të kesh pacipërinë të korruptosh kundërshtarin, t’i marrësh artistët, dilni thoni s’do shembet Teatri, u jep nga një peshk dhe thonë duhet prishur Teatri. Këto punë vetëm Erion Veliaj i bën. Ai ishte rekord, edhe kur shkoi në burg theu rekord, po arrestohej dhe ishte live në thonjëza në të gjitha televizionet që japin lajme 24 orë. Kishte në dorë gjithë mediat, Edi Rama kritikohet në media, Erion Veliajn s’e kritikonte dot njeri, fuqia financiare, 5D, është infrastrukturë zgjedhore. Edhe ata që kanë dalë aty, i shikon ata të shkretët se ata marrin rrogën,  por kur shkojnë në shtëpi thonë gruaja ime për 8 Mars i kam blerë një parfum ose një tufë lule, kurse gruaja e këtij ka bërë 900  mijë euro shopping online për artistët,  të gjitha rrobat në një masë.



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT