Të martën në mbrëmje, në emisionin “Opinion” u diskutua për mbrojtjen që bëri kryeministri Rama për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj.
Çështja Veliaj ka mbajtur sërish mbërthyer vëmendjen mediatike, madje zgjimin mediatik të shqiptarëve e bëri kryeministri Rama në një transmetim të drejtpërdrejtë që ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me çështjen Veliaj.
Ka një ndryshim krejtësisht në kursin e Ramës në raport me SPAK-un, por edhe me çështjen Veliaj, edhe pse paraprakisht ai kishte garantuar një lloj mbrojtjeje për Veliajn. Qëndrimi i tij ka qenë më i prerë, më i drejtpërdrejtë.
Ai ka folur dy herë të tjera sërish për çështjen Veliaj. Dy herë, paradite e pasdite ka vizituar bashkinë e Tiranës për të parë mbarëvajtjen e punëve. Tirana ka thuajse 42% të votuesve të të gjithë Shqipërisë. Burgosja e kreut të bashkisë së Tiranës që ishte edhe drejtuesi real i fushatës në Tiranë mund të ketë mjaft probleme për Ramën.
Pikëpyetja e dytë është a do të ndikojë politikisht burgosja e Veliajt në zgjedhjet e 11 majit? Sot ka qarkulluar dosja që ka çuar Prokuroria e Posaçme për të marrë masën e arrestit për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe një numër biznesmenësh.
Të ftuar: Glidona Daci, Zylyftar Bregu, Bledian Koka, Anri Bala.