Ka përfunduar orari zyrtar i votimit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Kujtojmë se në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.
Procesi i votimit përgjitësisht ka qenë i rregullt dhe nuk janë hasur problematika të mëdha.
Deri në orën 17:00 dalja në zgjedhje ishte 38.9 për qind në nivel vendi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas pak pritet të dalë me të dhëna nga dalja deri në ora 19:00.