Papa Françesku, teksa ishte duke lexuar një pjesë të predikimit të meshës që ai kryesoi në sheshin e Shën Pjetrit në Romë ditën e sotme (9 shkurti), ndaloi leximin, pasi u ndje keq.
Ai ndërpreu leximin dhe ja kaloi tekstin kryepeshkopit Diego Ravelli.
“Tani kërkoj pak falje dhe kërkoj nga kryepeshkopi të vazhdojë leximin, për shkak të vështirësisë në frymëmarrje”, tha ai, sipas La Repubblica.
Papa ka vuajtur nga bronkiti ditët e fundit, megjithatë ai kurrë nuk e ka ndërprerë aktivitetin e tij.