Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Kosovë: BE kërkon ruajtjen e standardeve 

2025/02/08 at 10:24 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjedhjet në Kosovë: BE kërkon ruajtjen e standardeve 

Në zgjedhjet parlamentare garojnë 28 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth 2 milion votues. 


Në Kosovë të dielën mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në këto zgjedhje garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Për katër vjet qeverinë e udhëhoqi partia Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin,  i cili jo rrallë pati përplasje me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe po ashtu mospajtime të thella pati edhe me komunitetin ndërkombëtar për shkak të veprimeve të quajtura “të pakoordinuara”, në veri të Kosovës. 

Kosova gati për votim 

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues, prej të cilëve 105 mijë qytetarë që votojnë jashtë Kosovës. KQZ, ka njoftuar se janë shtypur fletëvotimet me një numër total prej rreth 1.8 milion fletëvotime, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve, për faktin që në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte më shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote. Zgjedhjet e përgjithshme mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndonëse përfaqësuesit e tyre patën bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2023. Por kësaj radhe disa subjekte të vogla politike, edhe Lista Srpska që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës merr pjesë në zgjedhje. 

Fushatë politike me gjuhë nxitëse e urrejtjeje 

Për një muaj rresht subjektet politike që synojnë të udhëheqin qeverinë për mandantin e ardhshëm katër vjeҫar shpalosën programet e tyre zgjedhore. Ndër subjektet më të mëdha politike që garojnë në këto zgjedhje janë, Lëvizja Vetëvendosja VV e udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, Partia Dempokratike e Kosovës PDK me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. 

Gjatë një muaji, fushata zgjedhore në Kosovë u përshkua me një gjuhë jo pak nxitëse dhe të urrejtjes, por, nuk u shënua ndonjë incident. “Trendi i përdorimit të gjuhës dhe diskursit nxitës apo të urrejtjes në fushatë, ka vijuar gjatë gjithë kohës, pavarësisht gjobave të shqiptuara nga një panel zgjedhor PZAP, pikërisht për raste të tilla”, konstatoi rrjeti i organizatave joqeveritare DnV që monitoron procesin zgjedhor. 

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtar nga 18 vende të  Bashkimit Evropian, nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës. Më shumë se 200 ushtarë italian të KFOR-it, ju shtuan trupave tjerë të KFOR-it, një njësi e specializuar e policisë së misionit EULEX dhe mijëra policë të Kosovës do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit për të siguruar një ambient të qetë dhe proces të rregullt të zgjedhjeve të përgjithshme. 

BE vëzhgon zgjedhjet në Kosovë 

Shefja e misionit të vëzhguesve të BE-së, Nathalie Loiseau, tha në Prishtinë se për Kosovën “kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike”. “Jetojmë në një kohë kur demokracitë po vihen në pikëpyetje, ndonjëherë kërcënohen globalisht. Kështu që rëndësia e sigurimit të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Prandaj ne do të vëzhgojmë, vlerësojmë dhe nëse është e nevojshme nuk do të shmangemi nga vënia në dukje e çfarëdo lloj hapësire për përmirësim aty ku ne e shohim të mundshme”, tha zonja Nathalie Loiseau. 

Gjermania pos vëzhguesve ndihmoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me server dhe pajisje përcjellëse që do të ndihmojnë për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i së dielën do të zhvillohet pa vështirësi. “Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie prosperuese. Ne dëshirojmë të fuqizojmë të ardhmen tonë dhe demokracinë që siguron lirinë individuale për të gjithë ne. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparim të madh në ngritjen dhe demokratizimin. Prandaj digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres”, tha ambasadori Rohde, duke qenë i bindur se ditën e diel Kosova do të ketë zgjedhje pa vështirësi. 

Votim në përfaqësitë diplomatike 

Të shtunën për zgjedhjet parlamentare të Kosovës po votohet për herë të parë në historinë e shtetit nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Votimi për mbi 20 mijë votues që kanë zgjedhur përmes formës së regjistrimit paraprak organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. 

Kurse ditën e dielë qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë të hapura gjithandej vendit nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. Gjatë ditës së premte mediet e Kosovës  raportuan se disa parti politike serbe kanë shprehur shqetësimin e tyre se Lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit në mënyrë të organizuar të mbështetur nga qeveria e Serbisë pritet të sjellin me autobus votues nga Serbia, serbë që janë edhe qytetarë të Kosovës. Ministria e Transportit e Kosovës thotë se nuk ka ndonjë kërkesë për transport shtesë me autobusë nga Serbia. Zyrtarë të kësaj ministrie, thonë se institucionet nuk do të lejojnë që ditën e zgjedhjeve të hyjnë në Kosovë autobusë që transportojnë votues të organizuar pa u pajisur paraprakisht me leje të posaçme që përkon me linjat e rregullta të autobusëve Kosovë-Serbi./DW 



Ju sugjerojmë

“Giro d’Italia”/ Policia e Durrësit: Ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi
Aktualitet

Sot etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”! Nga Durrësi në Elbasan e më pas në Tiranë

9 Maj, 2025 8:58 am
A do të dalë Kosova nga ngërçi politik? Sot seanca e 13 për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

A do të dalë Kosova nga ngërçi politik? Sot seanca e 13 për konstituimin e Kuvendit

9 Maj, 2025 8:53 am
Zakoni i preferuar i shqiptarëve/ Nis rritja e çmimit të kafesë,ja sa shkon në prill
Aktualitet

Zakoni i preferuar i shqiptarëve/ Nis rritja e çmimit të kafesë,ja sa shkon në prill

9 Maj, 2025 8:45 am
Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?
Bota

Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

9 Maj, 2025 8:32 am
PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë
Aktualitet

PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë

9 Maj, 2025 8:26 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:23 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
Para
Tentoi të fuste në Shqipëri Euro të padeklaruara, procedohet penalisht kosovari 

Tentoi të fuste në Shqipëri Euro të padeklaruara, procedohet penalisht kosovari 

Zgjedhjet në Kosovë, Rama flet nga Madridi: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatin. I respektoj të gjithë 

Zgjedhjet në Kosovë, Rama flet nga Madridi: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatin. I respektoj të gjithë 

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 37-vjeçari! E pëson edhe pasagjeri 

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 37-vjeçari! E pëson edhe pasagjeri 
















TE FUNDIT

Sot etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”! Nga Durrësi në Elbasan e më pas në Tiranë

“Giro d’Italia”/ Policia e Durrësit: Ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi
9 Maj, 2025

Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”. Mësohet se ky aktivitet do të nisë nga qyteti i Durrësit,...

Lexo më shumë

A do të dalë Kosova nga ngërçi politik? Sot seanca e 13 për konstituimin e Kuvendit

A do të dalë Kosova nga ngërçi politik? Sot seanca e 13 për konstituimin e Kuvendit
9 Maj, 2025

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot sërish për seancën e 13-të, që zhvillohet në përpjekje për të konstituar Kuvendin e Kosovës....

Lexo më shumë

Zakoni i preferuar i shqiptarëve/ Nis rritja e çmimit të kafesë,ja sa shkon në prill

Zakoni i preferuar i shqiptarëve/ Nis rritja e çmimit të kafesë,ja sa shkon në prill
9 Maj, 2025

Kafeja, zakoni i preferuar i Shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi më rritjen e shpejtë të çmimeve. Të...

Lexo më shumë

Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?
9 Maj, 2025

Supozohej se do të ishte një fillim i ri për një qeveri të re ndryshimesh. Por fillimi nuk ishte ashtu....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com