Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Programet amerikane për ndihmën ndërkombëtare përballë një ristrukturimi madhor

2025/02/04 at 10:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Programet amerikane për ndihmën ndërkombëtare përballë një ristrukturimi madhor

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila menaxhon programet e ndihmës amerikane për vendet e huaja në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh, ishte praktikisht e mbyllur të hënën, pasi punonjësve iu ndalua të shkonin në zyra dhe të përdornin sistemet kompjuterike të agjencisë.


Disa zyrtarë të lartë të agjencisë janë me leje të detyrueshme ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump ndërmori hapa për ta vënë agjencinë nën autoritetin e Departamentit të Shtetit.

Duke folur me gazetarët në El Salvador ku po udhëtonte, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se ai tashmë është ushtrues detyre në krye të USAID-it dhe do të ndërmerrte hapa për t’i sjellë aktivitetet e agjencisë në përputhje me politikat e administratës.

Zoti Rubio e përshkroi agjencinë si historikisht “të papërgjegjshme” ndaj Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, edhe pse agjencia, u shpreh ai, duhet t’i marrë udhëzimet nga Departamenti i Shtetit.

“USAID-i ka një histori shpërfilljeje ndaj një fakti të tillë dhe ka vendosur që të veprojë si një organizatë bamirëse globale e shkëputur nga interesi kombëtar,” tha zoti Rubio. “Këta janë dollarë të taksapaguesve dhe ne jemi të detyruar të garantojmë popullin amerikan se çdo dollar që shpenzojmë jashtë vendit po shpenzohet për diçka në shërbim të interesit tonë kombëtar.”

Komentet e Sekretarit të Shtetit, Rubio ishin më pak të ashpra se ato të miliarderit Elon Musk, të cilit Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompetenca të konsiderueshme për të reformuar qeverinë federale dhe Departamenti i Efiçencës së Qeverisë së sapoformuar (DOGE) të cilin ai drejton, dërgoi përfaqësues në zyrat e USAID-it gjatë fundjavës.

“USAID është një organizatë kriminale”, shkroi zoti Musk në platformën e mediave sociale X të dielën. “Koha që ajo të marrë fund.”

Demokratët protestojnë

Demokratët në Uashington e përshkruan përpjekjen për ta shpërbërë USAID-in si haptazi të paligjshme dhe u zotuan ta sfidojnë atë. Të dielën, të 10 anëtarët demokratë të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i dërguan një letër zotit Rubio, duke paraqitur kundërshtimet e tyre.

“Kongresi e krijoi Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si një agjenci të pavarur, të ndarë nga Departamenti i Shtetit, për të siguruar zbatimin efektiv dhe të shpejtë të ekspertizës së zhvillimit dhe dërgimin e shpejtë të ndihmës amerikane, veçanërisht në kohë krize, për të përmbushur qëllimet tona të sigurisë kombëtare”, shkruan ata.

“Për këtë arsye, çdo përpjekje për të shkrirë ose bashkuar USAID-in me Departamentin e Shtetit, sipas ligjit duhet të diskutohet dhe miratohet nga Kongresi”.

Në një konferencë shtypi përpara selisë së USAID-it në Uashington, senatori demokrat Chris Van Hollen, anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, tha se ai dhe kolegët e tij do të pengonin zotin Trump të plotësonte postet vakante në Departamentin e Shtetit në përgjigje të veprimeve të administratës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bllokuar miratimin e të emëruarve të Departamentit të Shtetit derisa ky veprim i paligjshëm të anulohet”, tha ai.

Historia e USAID-it

USAID u krijua në fillim të viteve 1960, në një kohë kur në Uashingtonin e pas Luftës së Dytë Botërore mendohej gjerësisht se përpjekjet e SHBA-së për ndihma ndërkombëtare të administruara nga një sërë agjencish, ishin joefikase, shpesh të duplikuara dhe ndonjëherë kontradiktore.

Në shumë raste, ndihma ishte gjithashtu e lidhur qartazi me përparësitë politike të Shteteve të Bashkuara, në vend të nevojave objektive të vendeve që merrnin ndihmë.

Në vitin 1961, administrata e Presidentit John F. Kennedy ndërmori një rishikim të gjerë të programeve të ndihmave të SHBA-së dhe më pas i kërkoi Kongresit autoritetin për të krijuar një agjenci të re për të koordinuar përpjekjet për ndihmën për vendet e tjera. Në një mesazh për Kongresin, zoti Kennedy propozoi një agjenci që do të krijonte ekipe specifike për çdo vend, që do të vepronin në terren për të zhvilluar plane afatgjata.

Ai i përshkroi këto si “një program të menduar me kujdes të përshtatur për të përmbushur nevojat dhe potencialin e burimeve të çdo vendi individual, në vend të një sërë projektesh individuale pa lidhje me njëra-tjetrën”.

“Shpesh, në të kaluarën, qëllimet dhe projektet tona të zhvillimit nuk janë ndërmarrë si hapa të brendshëm të një programi të zhvillimit ekonomik të një spektri të gjerë,” tha zoti Kennedy. “Planifikimi dhe financimi afatgjatë (janë) mënyra e vetme për angazhime kuptimplota dhe ekonomike.”

Krijuar me urdhër ekzekutiv

Më vonë atë vit, Kongresi miratoi Ligjin e Ndihmës së Huaj të vitit 1961, duke kërkuar mbylljen e disa programeve ekzistuese të ndihmës dhe duke ngarkuar presidentin me krijimin e një njësie të re për të marrë përgjegjësinë për operacionet e tyre. Ligji gjithashtu ndau në mënyrë të qartë ndihmën ushtarake të huaj nga programet e ndihmës humanitare.

Menjëherë pas kësaj, Presidenti Kennedy nënshkroi ligjin dhe nxori Urdhrin Ekzekutiv 10973, duke krijuar Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

Agjencia ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që administratori i saj t’i raportonte drejtpërdrejt Sekretarit të Shtetit, në vend që të kalonte përmes zinxhirit komandues brenda Departamentit të Shtetit. Ishte një marrëveshje që i lejoi USAID-it njëfarë lirie veprimi, por e cila do të sfidohej vazhdimisht ndër vite, pasi sekretarët e njëpasnjëshëm të shtetit u përpoqën t’i lidhnin më ngushtë përparësitë e USAID-it me politikat e Departamentit të Shtetit.

Shumë suksese

Gjatë mbi 60 viteve që pasuan, USAID-i arriti një numër të konsiderueshëm suksesesh, por u shoqërua edhe me polemika dhe skandale të shumta, shumë prej të cilave u detajuan nga gazetari John Norris në një histori të agjencisë të botuar në vitin 2021, në vitin e 60-vjetorit të saj.

Ndihma ushqimore e ofruar nga USAID ka shpëtuar jetë të panumërta në mbarë botën dhe fokusi i saj i hershëm në zhvillimin e strukturave kompetente të qeverisjes vendore ishte thelbësor për të ndihmuar vendet si Koreja e Jugut dhe Tajvani që të zhvillonin baza industriale.

Në fund të viteve 1960, agjencia mori një rol drejtues në përpjekjet globale për të çrrënjosur linë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e rreth 300 milionë vetëve vetëm që nga agimi i shekullit të 20-të. Agjencia ishte në krye të programeve të vaksinimit në të gjithë botën në zhvillim që kontribuan në çrrënjosjen e parë globale të njohur të një sëmundjeje në popullatën njerëzore përmes një programi të shëndetit publik.

Agjencia ka qenë gjithashtu në krye të përpjekjeve për të reduktuar vdekshmërinë e nënave gjatë lindjes dhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, në veçanti HIV-it.

Polemikat

Pavarësisht shpresës së Presidentit Kennedy se shpërndarja e ndihmës amerikane mund të ishte e shkëputur nga gjeopolitika, USAID-i, shumë herë në historinë e tij, është kritikuar se ka mbështetur qeveri abuzive ose autokratike, shpesh në Amerikën Latine, sepse qeveria federale besonte se kjo ishte në interesin kombëtar.

Pakënaqësia publike me USAID-in u rrit së bashku me zhgënjimin në luftën në Vietnam, ku agjencia kishte luajtur një rol të madh në programet e pasuksesshme për të arritur paqen duke fituar “zemrat dhe mendjet” e popullit vietnamez.

Presidenti Richard Nixon u përpoq ta përdorte këtë pakënaqësi për të shfuqizuar agjencinë dhe për të decentralizuar programet e ndihmës për vendet e tjera.

Në vend të kësaj, Kongresi ndërmori hapa për të rifokusuar përpjekjet e agjencisë, duke e udhëzuar të tërhiqej nga angazhimi i nivelit të lartë me qeveritë e huaja në favor të punës për zhvillimin rural dhe ndihmën për ata më në nevojë.

Megjithatë, në vitet në vijim, polemikat vazhduan. Më të spikaturat ishin ato që lidheshin me aktivitetet e agjencisë gjatë luftërave të Afganistanit dhe Irakut, për të cilat u ngritën pyetje, përfshirë nga anëtarët e Kongresit, rreth mënyrës sesi agjencia shpenzoi fondet e destinuara për rindërtimin e këtyre dy vendeve./ VOA



Ju sugjerojmë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
BE ndihmë financiare prej 250 milionë eurosh për Moldavinë, shkak kriza energjetike

BE ndihmë financiare prej 250 milionë eurosh për Moldavinë, shkak kriza energjetike

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 

Horoskopi ditor, e mërkurë 5 shkurt 2025 

Fundjava e ngrohtë dhe me diell 

Kthjellime dhe rënie temperaturash deri –5 gradë C, parashikimi i motit për sot  
















TE FUNDIT

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com