Policia ka parandaluar një ngjarje në Tiranë, pasi një 68-vjeçar ka kërcënuar se do të hidhej nga tarraca e një objekti katërkatësh.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami”, në Tiranë.
Mësohet se pas ndërhyrjes së policisë, 68-vjeçari i cili dyshohet se ishte në efektin e alkoolit, u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë.
“Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje në rrugën “Niko Avrami”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, ndërhynë menjëherë për të ndihmuar një 68-vjeçar që kishte hipur në tarracën e një objekti 4-katësh dhe kërcënonte se do të hidhej nga aty.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi Q. Z., i cili dyshohet se ishte në efektin e alkoolit, u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori”, njofton policia.
Veprimet hetimore vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Opinion.al