Grammy Awards shënoi një rikthim surprizë për Kanye West, ndërsa për Bianca Censori debutimin e saj të parë në ceremoni dhe ajo u sigurua që të mbahej mend.
Çifti mbërriti pa asnjë paralajmërim dhe 47-vjeçari ishte i veshur me pantallona, bluze dhe syze të zeza. Ai ishte i shoqëruar nga arkitektja e cila fillimisht u shfaq e veshur me një peliçe të zezë.
Pas parakalimit, ndërsa Kanye pozonte për fotografët, Bianca u kthye me shpinë dhe hoqi peliçen duke zbuluar se nuk kishte veshur asgjë veç një fustani tërësisht të tejdukshëm duke ekspozuar plotësisht pjesët intime.
Fustanin ajo e kishte kombinuar me taka transparente, flokë të mbledhur topuz dhe grim minimalist.
Çifti nuk ndenji gjatë për të ndjekur edhe koncertin, por u larguan menjëherë pas parakalimit në tapetin e kuq, konfirmon People.
Pamja e Censori jo vetëm shokoi pjesëmarrësit, por ka ndezur edhe diskutime në rrjetet sociale pasi shumë njerëz duan të dinë për idenë pas zgjedhjes, por edhe nëse është e ligjshme që dikush të shfaqet lakuriq në publik.
Paraqitja e Kanye dhe Bianca shënoi rikthimin e reperit në Grammy pas një dekade. Hera e fundit që ai ishte i pranishëm ka qenë në vitin 2015 ku u shoqërua nga ish-gruaja, Kim Kardashian.