Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave.
“Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari…U bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. N., 28 vjeç, banues në Lezhë”, njofton policia e Lezhës.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në dhjetra doza të gati për shitje.
Policia bën me dije se dyshohet se ky shtetas operonte në mënyrë të vazhdueshme, duke shpërndarë lëndë narkotike kryesisht pranë shkollave, duke krijuar një rrezik serioz për sigurinë e nxënësve.