Policia e Krujës ka shpallur në këërkim një shtetas, nën akuzën e mashtrimit.
Blutë bëjnë me dije se 32 vjeçari nga Kosova, përmes mashtrimit i ka marrë automjetin shtetasit B.M., dhe nuk ja kthyer më.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e shtetasit B. M. Në vijim të veprimeve në bashkëpunim dhe me Policinë e Kosovës është gjetur dhe sekuestruar automjeti.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.