Policia ka vendosur në pranga një 33-vjeçar në Kamëz, pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Raportohet se gjatë kontrollit në automjet, në bagazh iu gjet pistoleta dhe një sasi fishekësh brenda një çante sportive.
I riu me iniciale M. M., banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.