Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U paraqit në gjendje të rëndë, Spitali i Lushnjes tregon arsyen pse ndërroi jetë 6-vjeçari

2025/01/26 at 1:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U paraqit në gjendje të rëndë, Spitali i Lushnjes tregon arsyen pse ndërroi jetë 6-vjeçari

Një fëmijë vetëm 6 vjeç ka humbur jetën pasditen e 25 janarit 2025 në spitalin e Lushnjes.

6-vjeçari, banues në fshatin Shën e Premte, ishte dërguar në spitalin e Lushnjes nga qëndra shëndetësore e Divjakës, pasi kishte pasur probleme shëndetësore për disa ditë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Spitali i Lushnjës, i cili shprehet se i mituri ka mbërritur në spital në gjendje shumë të rëndë, me nivel oksigjeni 70%, ndërsa pas vlerësimeve është vendosur që të transportohet për në QSUT.

Po ashtu, spitali thotë se i mituri u diagnostikua me bronkopneumoni bilaterale difuze dhe insuficiencë respiratore akute.

Deklarata e plotë:

Fëmija Aleksandër Rustani, i lindur në vitin 2019, ka mbërritur në Spitalin e Lushnjes në orën 14:20, i shoqëruar nga ambulanca e Divjakës. Ai ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, me saturime 70%, sipas informacionit të dhënë nga familjarët, dhe është asistuar në repartin e pediatrisë nga mjeku i rojes dhe personeli infermier. U janë ofruar ndihmat e nevojshme, është kartelizuar, janë marrë analizat dhe janë marrë përgjigjet e analizave në orën 15:30 dhe 15:45. Pas kësaj, u thirr konsulta me dy mjekë, dhe në orën 16:00 u bë vlerësimi nga konsulta, e cila e diagnozoi me bronkopneumoni bilaterale difuze dhe insuficiencë respiratore akute.

Pasi u vendos që fëmija të nisej me urgjencë për në QSUT, u përgatit ambulanca. Pritja e kishte penguar nisjen, pasi mamaja dhe fëmija refuzonin të udhëtonin pa praninë e gjyshit. Gjatë gjithë kësaj kohe, fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen dhe trajtimin e mjekëve.

Në orën 17:00, fëmija është transportuar për në ambulancë, e pajisur me oksigjen, dhe gjatë udhëtimit ka pësuar të vjella dhe ka humbur ndjenjat. Mjeku pediatër që do ta shoqëronte për në Tiranë ka bërë përpjekje për ta reanimuar duke bërë masazh kardiak. Fëmija është rikthyer në urgjencë në dhomën e shokut, ku ka vazhduar reanimimi nga mjekët gjatë gjithë kohës, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në orën 17:20.

Ju sugjerojmë

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë
Bota

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

15 Janar, 2026 9:16 am
Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë
Bota

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

15 Janar, 2026 8:53 am
Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant
Bota

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant

15 Janar, 2026 8:35 am
Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve
Kryesore

Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve

15 Janar, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 15 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 janar 2026

15 Janar, 2026 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 15 janar 2026

15 Janar, 2026 8:29 am
Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Para
21-vjeçarja u mbajt e mbyllur në një apartament në Astir, policia arreston një prej autorëve

21-vjeçarja u mbajt e mbyllur në një apartament në Astir, policia arreston një prej autorëve

Dështon plani i babait për të shpëtuar të birin nga Policia, arrestohen të dy nga policia

Dështon plani i babait për të shpëtuar të birin nga Policia, arrestohen të dy nga policia

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

TE FUNDIT

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë
15 Janar, 2026

Ethet e luftës po ziejnë në Grenlandë, ndërsa disa vende të NATO-s dërgojnë forca ushtarake për të marrë pjesë në...

Lexo më shumë

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë
15 Janar, 2026

Udhëheqësit klerikë të Republikës Islamike në Iran po bëjnë përpjekje për ta shtypur valën më të madhe të protestave antiqeveritare...

Lexo më shumë

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant
15 Janar, 2026

Një agjent federal qëlloi dhe plagosi një emigrant në Minneapolis, në qytetin ku një oficer i imigracionit vrau një grua...

Lexo më shumë

Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve

Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve
15 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com