Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Trump sinjalizon qëndrim agresiv në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale

2025/01/23 at 9:36 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti Trump sinjalizon qëndrim agresiv në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale

Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të tejkaluar Kinën, administrata e tij do të duhej të zbatonte një axhendë agresive sa i takon zhvillimit t[ inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës që e fuqizon atë.


Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump anuloi një urdhër ekzekutiv të nënshkruar në vitin 2023 nga ish-Presidenti Joe Biden, që vendoste disa pengesa rreth zhvillimit të mjeteve gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale, si dhe përcaktonte masa të tjera mbrojtëse mbi privatësinë, të drejtat civile dhe sigurinë kombëtare.

Një ditë më vonë, zoti Trump u takua me drejtuesit e disa kompanive kryesore të teknologjisë, përfshirë Sam Altman, drejtuesin ekzekutiv të ‘Open AI’; Larry Ellison, president i kompanisë ‘Oracle’ dhe Masayoshi Son, drejtues ekzekutiv i ‘SoftBank’, për të njoftuar një investim prej 500 miliardë dollarësh të sektorit privat në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, të njohur si ‘Stargate’.

“Duke nisur nga tani ‘Stargate’ do të ndërtojë infrastrukturën fizike dhe virtuale për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të inovacionit në fushën e inteligjencës artificiale, dhe kjo do të përfshijë ndërtimin e qendrave kolosale të të dhënave”, tha Presidenti Trump në një takim me mediat në Shtëpinë e Bardhë të martën.

‘Stargate’ ka për qëllim të investojë në krijimin e rreth 10 qendrave të mëdha në Shtetet e Bashkuara që do të ndihmojnë në përpunimin e të dhënave për sistemet e inteligjencës artificiale.

Qendra e parë e të dhënave është tashmë në ndërtim e sipër në Teksas. Investimi masiv i sektorit privat do të krijojë deri në 100,000 vende pune në SHBA, thanë drejtuesit ekzekutivë të kompanive të teknologjisë.

Mbajtja e Inteligjencës Artificiale në SHBA

“Ajo që duam të bëjmë është që ta mbajmë atë në këtë vend”, tha Presidenti Trump. “Kina është një konkurrente dhe vendet e tjera gjithashtu. Ne duam që inteligjenca artificiale të mbetet në këtë vend dhe po e bëjmë të disponueshme. Unë do të ndihmoj përmes shpalljes së gjendjes së emergjencës, sepse kjo është një situatë, e tillë, një emergjencë. Ne duhet t’i ndërtojmë këto gjëra”, tha ai.

Udhëheqësit e kompanive të teknologjisë shfrytëzuan rastin për të vlerësuar presidentin e ri.

“Mendoj se ky do të jetë projekti më i rëndësishëm i kësaj epoke”, tha zoti Altman. “Ne nuk do të mund ta bënim këtë pa ju zoti President”.

Janet Egan, një bashkëpunëtore e lartë në programin e teknologjisë dhe sigurisë kombëtare në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane, tha se të gjitha sinjalet që Presidenti Trump po dërgon, tregojnë se ai është serioz në ruajtjen e avantazheve që kanë aktualisht Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

OpenAI, krijuesi i ChatGPT-së, është mbështetur në qendrat e të dhënave të Microsoft-it për përpunimin e tyre. Sipas njoftimeve kompania ka diskutuar edhe me administratën e zotit Biden për pengesat rregullatore të planifikimit dhe lejeve për ndërtimin e qendrave të të dhënave.

Në një dokument të lëshuar në fillim të këtij muaji ‘OpenAI’ përmendi konkurrencën me Kinën, duke paraqitur propozimet e saj për “zgjerimin e rolit udhëheqës të Amerikës në zhvillimin e inteligjencës artificiale”.

“Ka rreth 175 miliardë dollarë në fonde globale që presin të investohen në projekte që lidhen me inteligjecën artificiale. Nëse SHBA-të nuk i thithin ato fonde, ato do të rrjedhin në projekte të mbështetura nga Kina – duke forcuar ndikimin global të Partisë Komuniste Kineze”, thuhej në dokument.

Patrick Hedger, drejtor i politikave në ‘NetChoice’, një organizatë që trajton çështje të teknologjisë, i tha Zërit të Amerikës se njoftimi i projektit ‘Stargate’ “është një sinjal i menjëhershëm se kapitali privat është mëse i gatshëm të dalë jashtë kufijve këto ditë, me administratën e re Trump”.

Si pjesë e një morie veprimesh ekzekutive të hënën, Presidenti Trump eliminoi disa urdhra ekzekutivë ekzistues që vendosnin kufizime në nxjerrjen e energjisë që prodhohet nga lëndët djegëse fosile.

Gjatë aktivitetit në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Trump vuri në dukje gjithashtu se qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale konsumojnë sasi të mëdha energjie dhe shtoi se do t’i hapte rrugën ‘Stargate-t’ dhe kompanive të tjera private, për të investuar në projekte të reja të prodhimit të energjisë.

Konkurrenca me Kinën

Ndërsa Presidenti Trump eliminoi shumë nga urdhrat ekzekutivë të ish-Presidentit Biden ai nuk duket të ketë ndërmarrë veprime kundër disa prej nismave të tjera të ish-presidentit të lidhura me inteligjencës artificiale.

Vitin e kaluar, zoti Biden ndërmori disa hapa për të kufizuar qasjen e Kinës në teknologjinë më të fundit të lidhur me inteligjencën artificiale, veçanërisht, duke kufizuar mundësitë e kompanive që t’i shesin gjysmëpërçues të avancuar dhe makineri që përdoren për t’i prodhuar ato, firmave kineze.

Për këtë çështje, tha zonja Egan, Presidenti Trump dhe ish-Presidenti Biden duket se janë në të njëjtën linjë.

“Mendoj se është e rëndësishme të theksohet gjithashtu vazhdimësia në mënyrën se si Trump po i qaset inteligjencës artificiale”, tha ajo. “Ai e sheh atë njëkohësisht si rrezik dhe domosdoshmëri për sigurinë kombëtare. … Pra, mendoj se duhet të presim që të shohim këtë qasje të shpejtë ndaj integligjencës artificiale që të plotësohet, për të kuptuar dhe menaxhuar rreziqet në zhvillim, veçanërisht rreziqet kibernetike, bërthamore, biologjike”, tha ajo./VOA



Ju sugjerojmë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë
Politikë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

18 Qershor, 2025 7:21 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

18 Qershor, 2025 7:14 pm
Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni
Bota

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni

18 Qershor, 2025 7:04 pm
Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”
Bota

Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”

18 Qershor, 2025 6:56 pm
Kush mund ta zëvendësojë Ajatollahun nëse regjimi në Iran përmbyset?
Bota

Kush mund ta zëvendësojë Ajatollahun nëse regjimi në Iran përmbyset?

18 Qershor, 2025 6:37 pm
Ministri Balla në Strasburg: Në shtator nisim punën për reformën zgjedhore!
Politikë

Ministri Balla në Strasburg: Në shtator nisim punën për reformën zgjedhore!

18 Qershor, 2025 6:37 pm
Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç
Rajoni

Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç

18 Qershor, 2025 6:28 pm
56 kantiere për 310.38 km/Balluku në analizën vjetore: Kemi nisur punimet në Korridorin 8
Politikë

Belinda Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për …

18 Qershor, 2025 5:50 pm
Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!
Kryesore

Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!

18 Qershor, 2025 5:43 pm
Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur
Bota

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur

18 Qershor, 2025 5:24 pm
Para
Fier/ Arrestohet i riu, kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online dhe i përdorte për…

Fier/ Arrestohet i riu, kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online dhe i përdorte për…

Zelensky: 200 mijë trupa paqeruajtëse do të nevojiteshin për mbështetjen e armëpushimit

Zelensky: 200 mijë trupa paqeruajtëse do të nevojiteshin për mbështetjen e armëpushimit

Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit

Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit
















TE FUNDIT

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë
18 Qershor, 2025

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ishte sot i ftuar në studion e “Përballë Lajmit”, në...

Lexo më shumë

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
18 Qershor, 2025

Është mbyllur dita e parë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, proces që do të vijojë edhe për...

Lexo më shumë

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni
18 Qershor, 2025

Me sulmet ajrore izraelite që nuk po shfaqin asnjë shenjë ngadalësimi edhe pas gjashtë ditësh, mijëra njerëz po ikin nga...

Lexo më shumë

Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”

Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”
18 Qershor, 2025

Një defekt në të dy motorët dyshohet si shkaku kryesor i tragjedisë ajrore të ndodhur javën e kaluar në Indi, ku një avion...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com