Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë nënkuptojnë urdhrat ekzekutivë për emigracionin dhe kufirin të Presidentit Trump?

2025/01/21 at 4:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Çfarë nënkuptojnë urdhrat ekzekutivë për emigracionin dhe kufirin të Presidentit Trump?

Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sërë veprimesh ekzekutive që trajtojnë çështjen e emigracionit dhe sigurinë kufitare. Presidenti Trump nënshkroi urdhra që sipas zyrtarëve të tij janë “politika të arsyeshme mbi emigracionin”.


Në mesin e urdhrave të Presidentit Trump përfshihet edhe shpallja e gjendjes së emergjencës kombëtare në kufirin jugor të vendit me Meksikën, vendosja e forcave të armatosura atje, ndërtimi i murit, dhënia fund e azilit si dhe të drejtësës që gëzonte çdo individ që lindte brenda territorit amerikan për të marrë automatikisht shtetësinë.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e inaugurimit, Presidenti Trump tha se administrata e kaluar ka dhënë fonde të pakufizuara për mbrojtjen e kufijve të huaj, por nga ana tjetër siç u shpreh ai, ka refuzuar të mbrojë kufijtë dhe popullin amerikan.

“Si komandant i përgjithshëm, unë nuk kam përgjegjësi më të madhe sesa mbrojtjen e vendit tonë nga kërcënimet dhe sulmet. Kjo është pikërisht ajo që do të bëj. Ne do ta bëjmë këtë në një nivel që askush nuk e ka parë më parë kurrë”, tha zoti Trump.

Zyrtarë të administratës Trump dhanë hollësi mbi planet e presidentit për të trajtuar atë që është cilësuar si “krizë e sigurisë kombëtare dhe publike” në kufirin SHBA-Meksikë.

“Presidenti Trump u zgjodh me një mandat të fuqishëm për të zbatuar premtimet që bëri gjatë fushatës, duke përfshirë premtimin e tij për ta bërë të sigurt kufirin jugor dhe për të kryer dëbimin më të madh në histori të emigrantëve që kanë kryer krime”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që foli në kushte anonimiteti.

Këto janë disa nga planet e administratës së Presidentit Trump mbi emigracionin:

Emergjenca kombëtare në kufi

Presidenti Trump tha se do të dërgojë ushtrinë në kufirin SHBA-Meksikë, duke përfshirë Gardën Kombëtare, për të ndihmuar punonjësit e zbatimit të ligjit të operojnë aktualisht atje.

Zyrtarët theksuan se siguria kufitare është siguri kombëtare dhe se administrata është e përkushtuar për sigurimin e kufirit përmes ushtrisë.

“Me këtë akt sigurohet dislokimi i forca të armatosura në kufi dhe ngritja e pengesave fizike, ndërsa nxiten sekretarët (e Mbrojtjes) dhe (Sigurisë Kombëtare) drejt përfundimit të murit përgjatë kufirit. Ne do ta rikthejmë politikën ‘Qëndroni në Meksikë’”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Aaron Reichlin-Melnick, bashkëpunëtor i Këshillit amerikan të Emigracionit, shkruante në platformën sociale X se pa lejen e Meksikës, premtimi për të rikthyer politikën ‘Qendroni në Meksikë’ është, siç u shpreh ai, ‘fjalë në letër’.

Sipas politikës qëndroni në Meksikë, shpallur gjatë administratës së parë të zotit Trump, një pjesë e azilkërkuesve qëndrojnë në Meksikë në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.

Juan Ramon de la Fuente, Sekretari meksikan për Marrëdhëniet me Jashtë tha në një konferencë për shtypin të hënën në mëngjes Meksika nuk është dakord me “rivendosjen e politikës ‘Qëndroni në Meksikë’ .

Të pyetur se sa trupa pritet të vendosen në kufi, zyrtarët e administratës Trump thanë se vendimi përfundimtar do të merret nga sekretari i mbrojtjes.

Administrata e re u dha agjentëve të emigracionit dhe mbrojtjes së kufirit më shumë kompetenca si dhe krijoi një grup federal pune që do të punojnë me agjencitë ligjzbatuese në nivel shtetëror në përpjekjet për dëbimin e emigrantëve.

Dëbimet masive

Një tjetër urdhër ka në qendër emigrantët pa dokumente në të gjithë vendin.

Presidenti republikan premtoi vazhdimisht gjatë fushatës dëbime masive, që synonin deportimin e të paktën 11 milionë individëve pa dokumente.

Ekipi i zotit Trump u dha gazetarëve se administrata do t’u sigurojë agjentëve të emigracionit “autoritetin” e nevojshëm për të zbatuar ligjet ekzistuese.

“Jo të gjithë njerëzit janë të këqinj. Disa prej nesh kërkojnë azil për të ndihmuar të afërmit tanë dhe për të pasur kushte më të mira jetese që nuk i kemi në vendet tona”, thotë Nidia Montenegro, azilkërkuese nga Venezuela e cila ndodhet në Tijuana, me shpresën që një ditë të ribashkohet me djalin e saj që jeton në Nju Jork.

Në fushatën e tij, zoti Trump u zotua të eliminojë praktikat e dëbimit të Presidentit Joe Biden, të cilat synonin individë me të dhëna kriminale dhe ata që konsideroheshin si kërcënim për sigurinë kombëtare, duke zëvendësuar ato me politika të zgjeruara që do të përfshinin të gjithë emigrantët pa dokumente.

Stephen Yale-Loehr, profesore në pension e ligjeve të emigradicionit në Shkollën Juridike Cornell, i tha Zërit të Amerikës përmes e-mailit se përpjekjet dhe bastisjet për dëbime masive mund të marrin vëmendje më të madhe, por dëbimet nuk do të jenë menjeherë të mëdha.

“Nëse ndaj një personi është vendosur një urdhër për dëbim dhe nuk është zbatuar ende, ai mund të dëbohet menjëherë. Por numri i këtyre rasteve është relativisht i vogël. Shumica e të kapurve do të futen në procedura dëbimi në gjykatat e emigracionit. Ato gjykata kanë rreth mbi 3.8 milionë çështje në trajtim. Duke pasur parasysh ngarkesën, duhen vite që një numër i madh njerëzish të mësojnë nëse do të dëbohen apo do të lejohen të qëndrojnë përmes azilit apo ndonjë forme tjetër mbrojtjeje” tha ajo.

Lirimi i emigrantëve

Administrata e re njoftoi po ashtu fundin e praktikave të lirimit të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil, e njohur edhe si praktika “kap dhe liro”.

Programi i refugjatëve

Presidenti Trump po i jep fund po ashtu programit të tërefugjatëve. Gjatë administratës së tij të parë, ai reduktoi gradualisht numrin vjetor e personave që morën statusin e refugjatit në një nivel rekord prej 15 mijë në vitin 2021.

Aktivistët për mbrojtjen e refugjatëve thanë në atë kohë se ulja e numrit të refugjatëve shënon largimin e Shteteve të Bashkuara nga roli që e ka pasur për shumë kohë në vendosjen globale të refugjatëve në vende të sigurta.

Erol Kekiv, nënkryetar i programeve në agjencinë ‘Church World Services’, tha një një email për gazetarët se grupi i tij po i kërkon Presidentit Trump të rishqyrtojë politikën. ‘Church World Service’ është një nga nëntë agjencitë kombëtare të zhvendosjes së refugjatëve, e autorizuar nga qeveria federale për të ndihmuar refugjatët në fillimin e një jete të re.

“Edhe një pauzë e shkurtër në program mund të ketë një ndikim shkatërres mbi të zhvendosurit nga dhuna, persekutimi, familjet e ndara nga oqeanet dhe kontinentet dhe komunitetet tona që përqafojnë frympën e mikpritjes së përjetshme në kombin tonë të madh”, shkroi ai.

Fundi i azilit dhe aplikacionit ‘CBP One’

Një nga urdhrat e Presidentit Trump kërkon dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve që kanë kaluar kufirin në mënyrë të pashtëligjshme, pa pasur mundësi të paraqesin kërkesa për azil.

Menjëherë pas inaugurimit të Presidentit Trump, Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare tha në një njoftim në faqen e saj se agjencia nuk do ta përdorë më aplikacionin ‘CBP One’, që kishte lehtësuar hyrjen ligjore të afro 1 milion njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

“Kam vëllezërit në Shtetet e Bashkuara. Doja të shkoja atje, sepse vendi im është i rrezikshëm. Mendoj se SHBA është vendi i vetëm që nga ofron siguri. Gjithashtu dua të jem me familjen time dhe t’u sigurojë të ardhme më të mirë fëmijëve të mi”, thotë Denila Alabarado, emigrante nga Hondurasi, të cilës i është anuluar takimi që kishte caktuar në aplikacionin ‘CBP One’.

Aplikacioni u mundësonte emigrantëve që të aplikonin për të ardhur në kufi dhe pastaj të aplikonin për lirim me kusht humanitar ose forma të tjera të shqyrtimit ligjor. Përdorimi i lirimit me kusht nën sistemin ‘CBP One’ ishte pjesë e përpjekjeve të gjera të administratës së ish-Presidentit Biden për të menaxhuar fluksin e emigrantëve dhe për të ofruar rrugë të ligjshme për të hyrë, në vend të kalimit të jashtëligjshëm të kufirit nga individët.

Megjithatë, lirimi me kusht i dhënë përmes aplikacionin ‘CBP One’ nuk garantonte status të përhershëm ligjor, por u mundësonte individëve të qëndronin përkohësisht dhe në disa raste, të aplikonin për leje pune gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil.

Njoftimi nga aplikacioni ‘CBP One’ konfirmon gjithashtu se të gjitha takimet ekzistuese në të janë anuluar.

Shtetësia për të lindurit në tokën amerikane

Presidenti Trump nënshkroi edhe një urdhër që shfuqizon të drejtën që gëzojnë individët e lindur brenda SHBA-ve për marrjen automatikisht të shtetësisë amerikane.

Kjo e drejtë garantohet nga amendamenti 14 i kushtetutës amerikane. Veprimet e administratës së re po përballen me sfida të mëdha ligjore pas këtij veprimi.

Unioni i të Drejtave Civile në Kaliforninë Veriore, një organizatë jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara që angazhohet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të garantuara me ligjet dhe kushtetutën amerikane, tha në një letër dërguar mediave se “janë gati”.

“Jemi gati ta bëjmë përsëri, që nga dita e parë e administratës së dytë Trumë. Ne do të mbrojmë të drejtat e emigrantëve për një proces të rregullt, përballë dëbimeve masive”, thuhej në email./ VOA



Ju sugjerojmë

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
Aktualitet

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

6 Korrik, 2025 3:06 pm
Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
Bota

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

6 Korrik, 2025 2:55 pm
Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
Rajoni

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

6 Korrik, 2025 2:42 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
Kronikë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

6 Korrik, 2025 1:56 pm
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
Politikë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

6 Korrik, 2025 1:53 pm
Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Para
Përfshihet nga zjarri një apartament në Tiranë, nis evakuimi i banorëve

Përfshihet nga zjarri një apartament në Tiranë, nis evakuimi i banorëve

Kokaina nga Amerika e Jugut, SPAK: Organizatën kriminale e drejtonin vëllezërit Pashja nga Elbasani

Kokaina nga Amerika e Jugut, SPAK: Organizatën kriminale e drejtonin vëllezërit Pashja nga Elbasani

Vishet si infermiere dhe rrëmben foshnjen në spital, arsyeja do ju befasojë

Vishet si infermiere dhe rrëmben foshnjen në spital, arsyeja do ju befasojë
















TE FUNDIT

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
6 Korrik, 2025

Në zonën bujqësore të Halilajt dhe Imështit të Lushnjes, problemet me çmimin e shitjes së shalqirit kanë futur në krizë...

Lexo më shumë

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
6 Korrik, 2025

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi...

Lexo më shumë

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
6 Korrik, 2025

Telefonata për alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës u bë nga një numër i regjistruar në Serbi, sipas ministrit...

Lexo më shumë

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
6 Korrik, 2025

Dhimbje, ngurtësi dhe enjtje, sidomos në fillim tek nyjet e vogla të duarve dhe kyçet e dorës. Këto janë shenjat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com