Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donald Trump dhe Kosova

2025/01/20 at 12:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Donald Trump dhe Kosova

Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pas fitores në zgjedhjet e 5 Nëntorit 2024, Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021.

Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 Shtator të vitit 2020.

Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje që gjetën zbatim të plotë, ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit.

Ndonëse shumë pika të tjera mbeten pa u zbatuar dhe palët fajësojnë njëra-tjetrën për këtë, Trump e cilësoi atë si një “përparim të madh” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Asokohe, ai tha se është “krenar për dy udhëheqësit” – Kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në sigurimin e kësaj marrëveshjeje, rol të rëndësishëm luajti Richard Grenell, që asokohe shërbente si i dërguar i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Për këtë arritje, ai u dekorua edhe me Medaljen e Sigurisë Kombëtare nga Trump, në Dhjetor të vitit 2020.

Përveç tij kishte edhe zyrtarë të tjerë të administratës së parë Trump që mbështetën ide për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Njëri prej tyre ishte John Bolton, atëkohë këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk i përjashtoi si mundësi korrigjimet territoriale mes dy vendeve.

“Ne nuk do të jemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse të dyja palët në konflikt arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”, tha Bolton në Gusht të vitit 2018.

Në administratën e re, Trump zgjodhi republikanin Mike Waltz në pozitën e këshilltarit për siguri kombëtare.

Ndonjë deklaratë e tij për Kosovën nuk është publike, por është i zgjedhuri i Trumpit për Sekretar të ri të Shtetit, Marco Rubio, i cili, përgjatë karrierës, e kishte disa herë në fokus rajonin e Ballkanit.

Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër Presidentit të atëhershëm amerikan, Joe Biden, për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij.

“Ballkani është një zonë e cenueshme e Evropës dhe, megjithëse Ukraina duhet ta ketë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund ta humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO-ja, prej kohësh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes”, u tha në atë letër.

Vëzhguesit e zhvillimeve politike janë të rezervuar kur flasin për qasjen që pritet ta ketë Trump ndaj Kosovës gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Kosova, aktualisht, është në mes të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit; marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë nuk kanë shënuar ndonjë përparim, e ngjashëm ka ngecur edhe avancimi i Kosovës drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike.

Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, tha në një intervistë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë se rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, do të imponojë patjetër ndryshim të strategjisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tij, Trump do marrëveshje.

“Synim i tij nuk është t’i fusë serbët dhe kosovarët në Bashkimin Evropian. Synim i tij është ta bëjë më të mirën për Shtetet e Bashkuara, ta bëjë Amerikën sërish madhështore”, tha Munter, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi.

Frank Wisner, ish-emisar i SHBA-së për statusin e Kosovës, tha më herët për Radion Evropa e Lirë se nuk e përjashton mundësinë që Trump ta eksplorojë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të shpejtë për konfliktin e saj të vazhdueshëm me Serbinë.

“Nëse ai sheh ndonjë marrëveshje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që i përshtatet, ai nuk do ta presë Kosovën që të bindet. Ai do të jetë transaksional, në kërkim të një marrëveshjeje, në kërkim të një përparimi, në kërkim të diçkaje që e bën të duket mirë. Kosova duhet të jetë e shkathët, të sigurohet se ka mbështetje të fortë nga evropianët, por rrugëtimi i saj mund të jetë i vështirë”, tha Wisner.

Për David Kaninin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, administrata e parë e Trumpit ka qenë proserbe dhe zyrtarët serbë janë ndier të respektuar prej tij.

“Humbësit, si gjithmonë, janë klientët e Amerikës: boshnjakët dhe kosovarët. Por, për këtë nuk duhet të fajësohet vetëm Trump. Ne kemi 30 vjet që i detyrojmë boshnjakët dhe kosovarët të bëjnë lëshime ndaj kundërshtarëve të tyre – që nga Marrëveshja e Dejtonit”, tha Kanin, por shtoi se Trump, megjithatë, është i paparashikueshëm.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministri Albin Kurti e uruan Trumpin për fitoren, duke e cilësuar SHBA-në si një aleate, mike dhe partnere të rëndësishme të Kosovës.

Dhjetë ditë para se Trump ta merrte detyrën, Osmani bëri të ditur se Kosova dhe SHBA-ja do të finalizojnë së shpejti një marrëveshje për dialog strategjik, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

/REL

Ju sugjerojmë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
Sport

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

5 Korrik, 2025 5:52 pm
Para
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi

Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi

Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore

Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore

Rama ndan pamjet: Vazhdojnë punimet në kantierin Tiranë-Durrës loti 1 dhe 2 

Rama ndan pamjet: Vazhdojnë punimet në kantierin Tiranë-Durrës loti 1 dhe 2 

TE FUNDIT

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
5 Korrik, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues tip skaf dhe kanë ndëshkuar me...

Lexo më shumë

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
5 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com