Një apartament është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në një kompleks në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Sipas informacioneve, shkak është bërë një transformator elektrik që ka marrë flakë në një ambient zyre të kompleksit. Mësohet se janë evakuuar banorët dhe nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të cilat kane vënë nën kontroll flakët.