Hamasi ka liruar tre pengje. Ushtria izraelite ka marrë tre pengjet e liruar pas armëpushimit të arritur në Gaza.
Pengjet u liruan nga Hamasi duke u vendosur në Kryqin e Kuq në Gaza për t’iu dorëzuar më pas IDF, ushtrisë izraelite.
“Tri gra pengje iu dorëzuan zyrtarisht Kryqit të Kuq në sheshin Al-Saraya në lagjen Al-Rimal në qytetin perëndimor të Gazës. Kjo ndodhi pasi një anëtar i ekipit të Kryqit të Kuq u takua me ta dhe u siguroi mirëqenien e tyre”, tha për AFP një zyrtar i lartë i Hamasit.
Gjithashtu ushtria izraelite ka njoftuar se pengjet po shoqërohen nga një njësi elitare IDF dhe forca sigurie Shin Bet për t’u dërguar në Izrael, ku edhe do t’i nënshtrohen një vlerësimi fillestar, raporton BBC.