Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin Isuf Hasën, i cili akuzohet se ka vrarë 81-vjeçarin, Xhemal Meta në Zall-Bastar.
Pas ngjarjes, Hasa u shoqërua menjëherë në komisariat, por më pas u la i lirë qëllimisht.
Agjentët e vunë në pranga pas sigurimit të provave.
Para hetuesve, ai ka deklaruar se Meta e bullizonte e i ngacmonte gruan dhe për këtë arsye kishte kryer vrasjen.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 13 janar, ku fillimisht u raportua se i moshuari u gjet i pajetë, por më pas policia zbardhi ngjarjen duke thënë se bëhej fjalë për vrasje.