Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur me tone pesimiste për arritjen e një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit.
Në një dalje për mediat Blinken tha se administrata në ikje e Bidenit do t’i dorëzojë ekipit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump një plan për menaxhimin e pasluftës së Gazës, duke përfshirë detajet e një misioni të përkohshëm sigurie duke përfshirë forcat ndërkombëtare dhe palestinezët.
“Gjatë disa javëve të fundit, përpjekjet tona intensive na kanë sjellë në prag të marrëveshjes së plotë dhe përfundimtare. Të dielën Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti paraqitën një propozim përfundimtar.
Topi tani është në fushën e Hamasit. Nëse Hamasi pranon se marrëveshja është gati për t’u miratuar dhe zbatuar, unë besoj se do të kemi një armëpushim dhe nëse do të arrijmë atje, ditët e mbetura të administratës sonë ose pas 20 janarit, unë besoj se marrëveshja do të ndodhë. Ndiqni nga afër kushtet e marrëveshjes që Presidenti Biden paraqiti majin e kaluar.
Izraelit do t’i duhet të pranojë bashkimin e Gazës dhe Bregut Perëndimor nën udhëheqjen e një Autoriteti Palestinez të reformuar, dhe të gjitha duhet të përqafojnë kushtet e, të për një rrugë drejt formimit të një shteti të pavarur palestinez.
Palestinezët kanë nevojë dhe meritojnë një horizont të qartë dhe të afërt për vetëvendosje politike”, tha Blinken.