Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata në akset e vendit pas reshjeve intesive të dëborës, Ministria e Mbrojtjes jep detaje: Ja dy qarqet më problematike

2025/01/13 at 9:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata në akset e vendit pas reshjeve intesive të dëborës, Ministria e Mbrojtjes jep detaje: Ja dy qarqet më problematike

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion në lidhje me situatën në vend, pas motit të keq dhe reshjeve intensive të dëborës.

Përmes një njoftimi, bëhet me dije se cilat akse janë bërë të kalueshme dhe në cilat ende po punohet për hapjen e tyre.

Njoftimi i plotë: 

Referuar raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Akset rrugore

Sipas ARRSH, të gjitha akset kombëtare janë kalueshëm, me përjashtim të: Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has.

Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugënnga qendra administrative Lurë me aksin kryesor por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni. Gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.

Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.

Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.

Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm 2 fshatra në njësinë administrative  Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.

Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.

Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve qëlidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.

Qarku Lezhë të gjithë akset rrugorë kombëtarë janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim rreth orës 13:30 me goma dimërore.

Furnizimi me energji elektrike:

Ekipet e OSSHE po punojnë për kthimin e energjisë elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel

Lumenjtë dhe rezervuarët

Në fshatin Vadardhë, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës pati dalje nga shtrati të lumit Erzen duke përmbytur 1 serë dhe 4 dynym tokë bujqësore, por pas ndërhyrjes me ekskavator nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit u eliminua rreziku. Dalje nga shtrati të lumit Erzen pati edhe në fshatin Katund duke përmbytur vetëm oborret e disa banesave.

Në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku ditën e sotme lumi Ishëm doli nga shtrati, aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqësore.

Efektivët e Forcave të Armatosura ndodhen në qytetin e Vlorës, ku po ndihmojnë bashkinë për përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet.

Gjithashtu, pas kërkesës së bërë nga Prefekti i Qarkut Tiranë ditën e sotme për mbështetje me mjete të rënda, u dërgua në Njësinë Administrative Dajt, Bashkia Tiranë një fadromë dhe një kamion nga FA në ndihmë të komunitetit. Ndihma do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në Linzë, në ndihmë të komunitetit.

Parashikimi motit në vijim

Nesër (e martë dt. 14) reshjet dobëta të dëborës pritet të përfshijnë zonat Veri-Lindore, Qendrore dhe Jug-Lindore të territorit në lartësitë mbi 500 m.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 1 / 11 °C dhe në vendet malore: -5 / 1 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

Ju sugjerojmë

Partia Socialiste nis takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit
Kryesore

Partia Socialiste nis takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit

9 Maj, 2025 7:41 pm
Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë
Aktualitet

Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë

9 Maj, 2025 7:27 pm
Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen

9 Maj, 2025 7:18 pm
Presidenti i Këshillit Evropian dy ditë në Shqipëri, zbardhet agjenda e tij
Kryesore

Presidenti i Këshillit Evropian dy ditë në Shqipëri, zbardhet agjenda e tij

9 Maj, 2025 6:51 pm
Takimi përmbyllës i fushatës së PS, Rama ndan detajet: Do i japim mesazh Shqipërisë!
Kryesore

Takimi përmbyllës i fushatës së PS, Rama ndan detajet: Do i japim mesazh Shqipërisë!

9 Maj, 2025 6:45 pm
Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën
Bota

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

9 Maj, 2025 6:22 pm
PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Qeveria fshin gjobat e 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor!

9 Maj, 2025 6:05 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

9 Maj, 2025 5:54 pm
Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen
Kryesore

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

9 Maj, 2025 5:43 pm
Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”
Kryesore

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

9 Maj, 2025 5:32 pm
Para
Disiplina nuk e “kursen” Laçin, dënohet presidenti i kurbinasve për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes

Disiplina nuk e “kursen” Laçin, dënohet presidenti i kurbinasve për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes

VIDEO/ Një serb realizon golin e “pamundur” në FA Cup

VIDEO/ Një serb realizon golin e “pamundur” në FA Cup

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

TE FUNDIT

Partia Socialiste nis takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit

Partia Socialiste nis takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit
9 Maj, 2025

 Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Tubimi po zhvillohet në ambientet...

Lexo më shumë

Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë

Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë
9 Maj, 2025

Ministria e Brendshme ka njoftuar pasditen e sotme se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të...

Lexo më shumë

Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen

Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen
9 Maj, 2025

Nën masat të rrepta sigurie do të zhvillohet etapa e dytë e garës së “Giro d’Italia” e cila do të...

Lexo më shumë

Presidenti i Këshillit Evropian dy ditë në Shqipëri, zbardhet agjenda e tij

Presidenti i Këshillit Evropian dy ditë në Shqipëri, zbardhet agjenda e tij
9 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të jetë për dy ditë në Shqipëri, me datë 15 dhe 16 Maj,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com