Dritan Rexhepi del sot para trupës së gjyqtarëve të GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.
Pasi u ekstradua nga Turqia, shqiptari më i kërkuar në botë njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa më pas do të dërgohet në ambientet e burgut “313”.
Rexhepi njihet si “bosi” o drogës dhe “ekspert” i arratisjeve nga burgjet, në tre raste.
Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda dhe disa dënime, mbi 40 vite në total. Ndërkohë ai dyshohet se ishte porositësi i rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në 2020.