Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeqytetet e kulturës 2025 me një histori të pasur

2025/01/03 at 11:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryeqytetet e kulturës 2025 me një histori të pasur

Përse ndodhet statuja e Karl Marksit në Kemnic (Chemnitz)?


Përse Nova Gorica shihet si qytet i ndarë? Disa fakte interesante për dy kryeqytetet e kulturës europiane 2025.

Një nga bustet më të mëdha të botës dhe simboli më i njohur i qytetit gjerman Kemnic është monumenti i Karl Makrsit. Një portret gjigand i filozofit dhe teoriceienit të sociologjisë dekoron qendrën e qytetit që nga viti 1971. Asokohe fillimisht ishte propozuar një skulpturë njëmbëdhjetë metra e lartë, por ideja menjëherë u hodh poshtë. “Karl Marksit nuk i duhen këmbë e duar, por vetëm koka e tij tregon gjithçka”, është shorehur skulptori sovjetik Lev Kerbelz, i cili derdhi në 40 tonë bronz kokën e filozofit. Kësisoj banorët e Kemnicit e quajtën vendin e monumentit me portretin gjigand të Marksit “vendi i kafkës”.

Ç’lidhje ka Karl Marksi me Keminicin?

Në fakt personalisht ai nuk ka të bëjë shumë me këtë qytet. Marksi u lind në Trier dhe ndërroi jetë në Londër. Pra ai ka qenë mjaft në perëndim të Kemnicit, Për regjimin e partisë komuniste SED lidhja gjeografike e mendimtarit me qytetin nuk kishte rëndësi, kur ata vendosën që Kemnicin ta quajnë qyteti Karl-Marks. Këtë vendim asokohe Otto Grotewohl, kryeministër i RDGJ-së(Republika Demokratike e Gjermanisë) e argumentoi me traditën e fuqishme të lëvizjes punëtore. Qyteti ishte në sytë e regjimit të atëhershëm një model shembullor i socializmit.

Në fakt Kemnici ndodhet në lindje të Gjermanisë në kufi me Çekinë, një qytet kryesues në fushën e industrisë dhe qytet punëtorësh, që përpara krijimit të RDGJ-së. Degë të industrisë së tekstileve, prodhimit të makinerive, hekurudhave dhe industrisë së automobilëve ishin vendosur këtu që në shekujt e 18 dhe 19. Minierat në zonat e pasura xeherore e shndërruan këtë zonë në një epiqendër të ekonomisë. Madje në gjuhën popullore Kemnici quhej edhe si „Mançesteri sakson”, sipas metropolit anglez të industrisë.

Ndryshimi i emrit

Me rënien e regjimeve komuniste në Lindje të Europës qyteti Karl Marks përjetoi jo vetëm një kthesë strukturore, por edhe ndryshimin e emrit. 76 për qind e banorëve pas kthesës votuan për vendosjen e emrit fillestar qytetit. Fjala Kemnic vjen nga gjuha e minoriteti të sorbëve që do të thotë „gurë” e kjo ka të bëjë me rajonin e guroreve përreth Kemnicit.

Ndryshe nga Lajpcig, Drezden dhe Berlini Lindor, Kemnici pas kthesës ka mbetur disi në hije. Më 2018 megjithatë qyteti u bë kryefjalë në kryeartikujt e mediave, pas vrasjes së dhunshme të një gjermano-kubanezi, rast që shkaktoi valë protestash kundër racizmit dhe dhunës nga njëra anë dhe marshimeve ksenofobe të lëvizjes Pegida dhe nismave të tjera qytetare të ekstremit të djathtë.

Historia e qytetit karakterizohet nga shumë ulje ngjitje shoqërore dhe politike – e pikërish kjo e bën këtë qytet tërheqës, që ia vlen ta vizitosh e përjetosh.

Në vitin 2025 Kemnici në landin e Saksonisë dhe komunat rreth tij, zonat xeherore dhe Cvikau (Zwickau), është përzgjedhur si kryeqytet i kulturës europiane 2025. Programi përmban disa pika kulmore, ndër to me tema të tilla si “mentaliteti eruopiano-lindor”, “fqinjësi, respekt, tolerancë” dhe “demokraci, pjesëmarrje, solidaritet shoqëror”.

Një tjetër projekt interesant është ai i 3.000 garazheve. Në kohën e RDGJ-së kudo në qytet u ndërtuan garazhe, Ato shërbenin si vende për parkimin e makinave, por edhe si mjedise për kontakte sociale ose tërheqje në sferën private. Historitë e pronarëve të veçantë të garazheve, që ndër të tjera mund të shihen në ekspozitën me protrete „#3000Garagen”, rrëfejnë për jetën në qytetin dikur Karl Marks dhe ndryshimet pas 1989.

Nova Gorica, Gorizia, Görz – tre emra për një vend

Është një risi në traditën e gjatë të kryeqyteteve të kulturës europiane: Dy qytete paraqiten bashkarisht si kryeqytete të kulturës europiane, por megjithatë secili qytet organizon programin e vet. Pas kësaj qendron historia e qytetit të fundit të ndarë në Europë, nga njëra anë Nova Gorica në Slloveni dhe Gorizia në Itali.

Por le ta nisim nga fillimi: Kjo zonë e themeluar 1.000 vjet më parë ka qenë atdheu i kontit von Görz, një dinasti, që ishte një ndër portat fisnike më të rëndësishme në hapësirën jugore të alpeve. Më vonë qyteti u bë pjesë e perandorisë së Habsburgëve, që e quante atë ende Görz. Ishte një qytet ku pulsonte jeta dhe mjaft kozmopolit – në rrugët e tij flitej sllovenisht, italiasht dhe gjermanisht. Pas Luftës së Parë Botërore dhe me rëninen e monarkisë së Habsburgëve Görz u bë italian dhe mori emrin e ri Gorizia. Popullsia sllovene u asimilua, larmia kulturore i përkiste së kaluarës.

Pas Luftës së Dytë Botërore kartat u përzienë nga e para. Fuqitë fituese vendosën kufij të rinj mespërmes qytetit. Pjesa më e madhe e qytetit mbeti italiane, por Josip Broz Tito, kreu i Jugosllavisë ku bënte pjesë edhe Sllovenia asokohe, e pretendoi një pjesë të territorit të qytetit dhe krijoi në hapësirën e gjelbër aty pranë qytetin e ri Nova Goricia. Ishte një qytet i planifikuar nga fillimi modern dhe funksional.

Kështu u vulos kufiri mes Nova Goricës sllovene dhe Gorizias, gjë që bëri të ndahen familjet, të ndahet toka dhe nga të dyja anët të krijohej mosbesimi. Lufta e Ftohtë Lindje-Perëndim në këtë qytet të vogël -mes atyre që konsideroheshin fashistë dhe atyre që pretenonin se ishin komunistë.

Pas pavarësisë së Sllovenisë nga Jugosllavia kufiri për 16 vjet ekzistonte. Më 2004 kur Sllovenia u antarësua në BE dhe më 2007 edhe në hapësirën Shengen, të dy qytetet mund të bashkëpunonin për të zbardhur historinë e përbashkët. E sivjet qyteti i fundit i ndarë i Europës krenohet me titullin e kryeqytetit të kulturës europiane duke ofruar një program të pasur eventesh./DW



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Berisha kërkon lirinë/ GJKKO shtyn seancën për ish-kryeministrin

SPAK kërkoi “arrest shtëpie”, Apeli merr vendimin për Berishën

U arrestua sot në Athinë/ Kush është Jani Alia?

U arrestua sot në Athinë/ Kush është Jani Alia?

Apeli i GJKKO-së vendosi detyrim paraqitje për Berishën/ Gjokutaj: Zgjidhja më e keqe!

Apeli i GJKKO-së vendosi detyrim paraqitje për Berishën/ Gjokutaj: Zgjidhja më e keqe!
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com