Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare, vota e diasporës arsyeja përse dekretova 11 majin 

2024/12/18 at 3:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare, vota e diasporës arsyeja përse dekretova 11 majin 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Kombëtare të Diasporës, priti në Institucionin e Presidentit Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare. 

Duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim të veçantë për kontributin e tyre në dobi të kombit shqiptar, kreu i shtetit theksoi: “Shteti shqiptar, në zbatim të detyrimeve kushtetuese, duhet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë përkohësisht ose gjithmonë. Ai do të vijojë të punojë për të përcjellë kudo në botë të gjitha vlerat e lidhura me trashëgiminë tonë historike dhe kulturore”. 

Presidenti Begaj theksoi në përshëndetjen e tij se “Ju, shqiptarët e Diasporës, jeni energjia më pozitive e Shqipërisë, jeni shembulli më frymëzues se si shqiptarët, pavarësisht vështirësive, kanë arritur të integrohen, të bëhen pjesë aktive e shteteve ku ata jetojnë, por nga ana tjetër, nuk e kanë harruar atdheun e tyre të parë, dhe kjo është shumë e rëndësishme”. 

Gjithashtu, Presidenti vlerësoi të gjitha iniciativat, organizimet e Diasporës shqiptare në mbrojtjen, ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe, duke falënderuar në mënyrë të veçantë mësuesit vullnetarë për kontributin e jashtëzakonshëm të mësimit të gjuhës shqipe. 

Së bashku me Këshillin Koordinues të Diasporës, Presidenti ndau ide dhe propozime mbi gjetjen e rrugëve të reja për lehtësimin e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e lindur në Diasporë nëpërmjet krijimit të platformave kombëtare televizive. 

Kreu i Shtetit, pasi mori falenderimet e Këshillit mbi qëndrueshmërinë e tij në betejën për të krijuar mundësinë e votimit të Diasporës që në ditën e parë të betimit të tij, u shpreh: “Vota e Diasporës është shumë e rëndësishme dhe përcaktimi i datës së zgjedhjeve më 11 maj kishte të bënte me faktin e realizimit të kësaj vote”. 

“Mendoj se vota e Diasporës është shumë domethënëse për Shqipërinë”, – shprehu edhe një herë bindjen e tij Presidenti Begaj. 

Presidenti i Republikës bëri të ditur në këtë takim që ai do të vijojë me iniciativat e tij të promovimit të vlerave të modelit të shqiptarit të mirë, kudo ku ai ndodhet, jeton dhe punon, ruajtjen e gjuhës shqipe si ADN-ja e identitetit tonë kombëtar, leximit të librit shqip dhe trashëgimisë sonë të pasur historike e kulturore. 

Në mbyllje të këtij takimi, Presidenti Begaj shprehu se e konsideron Diasporën shqiptare si një dhe të vetme dhe se “vetëm po të jemi të gjithë bashkë, do të jemi më të fortë”. 

Ju sugjerojmë

Ekstradohen sot nga Dubai 3 të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare
Aktualitet

Ekstradohen sot nga Dubai 3 të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare

19 Qershor, 2025 3:19 pm
Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
Aktualitet

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

19 Qershor, 2025 3:10 pm
Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!
Bota

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!

19 Qershor, 2025 2:59 pm
Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
Bota

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

19 Qershor, 2025 2:56 pm
Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit
Aktualitet

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit

19 Qershor, 2025 2:49 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“Kam vëllanë në Ministri”/Mashtroi për vend pune, SPAK:1 vit burg për Dritan Lleshin

19 Qershor, 2025 2:35 pm
I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…
Aktualitet

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…

19 Qershor, 2025 2:20 pm
“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
Aktualitet

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

19 Qershor, 2025 1:57 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Mungoi në publik për disa ditë/ Sali Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore..

19 Qershor, 2025 1:56 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Rinumërimi i votave/Berisha: Procesi, jo kërkesë primare e PD! Mbështesim kandidatët

19 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
Foto/ Kryeministri Rama takohet me komisioneren për Zgjerimin 

Foto/ Kryeministri Rama takohet me komisioneren për Zgjerimin 

U kritikua për raportin me Elon Musk, reagon Meloni: Kam marrëdhënie të mira! Nuk marr urdhra nga askush 

U kritikua për raportin me Elon Musk, reagon Meloni: Kam marrëdhënie të mira! Nuk marr urdhra nga askush 

Shpërndante kokainë afër gjimnazeve, arrestohet 29-vjeçari në Fier 

Shpërndante kokainë afër gjimnazeve, arrestohet 29-vjeçari në Fier 

TE FUNDIT

Ekstradohen sot nga Dubai 3 të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare

Ekstradohen sot nga Dubai 3 të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare
19 Qershor, 2025

Tre të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare do të ekstradohen sot drejt Shqipërisë nga Dubai. Ata akuzohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
19 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme dënoi me 9 muaj burg deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për drejtimin e mjetit në mënyrë...

Lexo më shumë

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!
19 Qershor, 2025

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka bërë sërish një deklaratë të fortë për liderin suprem të Iranit, Ajatollah...

Lexo më shumë

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
19 Qershor, 2025

Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com