Personi në foto është shtetasi Irakli Davella i cili mbeti i vrarë nga një atnetat këtë të diel në Athinë.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe 46-vjeçari, Edi Lulo, i cili rezulton se është biznesmen në Shqipëri.
Sipas mediave greke mësohet se të dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje.
Para krimit autorët vodhën një makinë nga Athina, u drejtuan për në zonë, iu afruan viktimave dhe filluan të qëllojnë. Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët qëlluan me gjakftohtësi mbi viktimat dhe më pas u larguan.
Informacionet nga burime policore bëjnë të ditur se Irakli Davella, i cili humbi jetën, ishte grek, me origjinë shqiptare, pronar i një lokali në Peristeri.
Policia beson se bëhet fjalë për një larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të mafias, të cilët janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale të mafias greke.
Ndërsa i plagosuri mësohet se kishte ardhur së fundi në vendin tonë nga Dubai, për të cilin hetuesit besojnë se ka luajtur rol në atentat./Opinion.al