Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha takim me pensionistët: Çmimet për produktet bazë dhe ilaçeve janë 3.7 herë më të larta se inflacioni 

2024/12/14 at 12:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha takim me pensionistët: Çmimet për produktet bazë dhe ilaçeve janë 3.7 herë më të larta se inflacioni 

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se varfëria në vend është rritur në mënyrë të frikshme. 

Në një takim me pensionistët në Elbasan, Berisha u shpreh se ata u mashtruan nga qeveria. 

“Pensionet u shpallën se do indeksoheshin dhe ai u provua një mashtrim i madh. Pensionet absolutisht nuk u indeksuan, por nëse marrim indeksimin e fundit, që nuk ishte as 4 përqind, pensionet sot, 160 mijë lekë pensioni mesatar me 143 mijë që ishte pensioni në vitin 2013. Po të zbresësh inflacionin, janë të paktën 15 përqind më të ulëta”, u shpreh kryedemokrati. 

Berisha shtoi se çmimet për produktet bazë dhe ilaçeve u rritën 3.7 herë më shumë se inflacioni. 

“Rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve është pra 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve. Ky është pra një mashtrim i madh që u bëhet pensionistëve, një mashtrim cinik, i pashpirt”, deklaroi ai. 

“Unë vij këtu sot për të diskutuar me ju problemet jetike të shoqërisë sonë, gjendjen në të cilën ai ka zhytur shoqërinë shqiptare, para së gjithash me këtë vjedhje të madhe që u bëhet fondeve dhe pasurive publike dhe këtë varfërim të pamëshirë në rritje nga viti në vit. 

Ju e keni të qartë që në një ekonomi tregu që funksionon në mënyrë normale, varfëria nuk rritet, por ulet progresivisht. Pasuria nuk përqendrohet, por shpërndahet progresivisht. Kurse këtu në Shqipëri, nga viti 2013 gjer në vitin 2024, varfëria është rritur në mënyrën më të frikshme, është shndërruar në një tiran të vërtetë për qytetarët shqiptarë. 

Në vitin 2013, me një përpjekje shumë të madhe, nga viti 2005, ne dolëm në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet, e hoqëm atë vulën e më të varfërve, sepse ajo vulë ishte shumë e pamerituar për ne, sepse ne jemi një vend me pasuri përrallore. Nuk ka një vend të dytë, jo në rajon, por askund me pasuritë që ka Shqipëria. 

Ajo që ne trashëguam, më të varfrit e të varfërve, aty u shkëputëm nga ajo kohë. Në vitin 2013 kishim paga dhe pensione më të lartat se 6 vendet e rajonit, plus Buljgaria dhe Rumania. 

Kjo ishte në radhë të parë vullnet politik. Shqiptarët duhet të dilnin shpejt nga varfëria. Nuk dolëm, por bëmë hapa shumë të mëdhenj përpara. Kaluam nga grupi i kombeve me të ardhura të ulëta, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. 

Kjo ishte, dhe aty e dorëzuam pushtetin, humbëm zgjedhjet, bëmë rotacionin. Çfarë ndodhi? Ndodhi një dukuri që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Europës. Për 12 vite u ngrinë rrogat në një politikë absolutisht kriminale, rrogat u ngrinë, çmimet u rritën trokthi. 

Pensionet u shpallën se do indeksoheshin dhe ai u provua një mashtrim i madh. Pensionet absolutisht nuk u indeksuan, por nëse marrim indeksimin e fundit, që nuk ishte as 4 përqind, pensionet sot, 160 mijë lekë pensioni mesatar me 143 mijë që ishte pensioni në vitin 2013. Po të zbresësh inflacionin, janë të paktën 15 përqind më të ulëta. 

Kjo në pamje të parë sepse inflacioni llogaritet duke marrë për bazë çmimet e dhjetëra artikujve. Mirëpo për pensionistin, 60 përqind e tyre nuk kanë asnjë vlerë, as nuk i blen, as nuk i shet. Pensionisti ka në radhë të parë produktet bazë dhe ilaçet. 

Këtu ndalemi. Në qoftë se i referohemi inflacionit të këtyre produkteve, ky inflacion, kjo rritje është 3.7 herë më e lartë se sa e rritja e inflacionit të përgjithshëm, për të cilin janë indeksuar pensionistët. 

Rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve është pra 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve. 

Ky është pra një mashtrim i madh që u bëhet pensionistëve, një mashtrim cinik, i pashpirt”,-u shpreh Berisha. 

Ju sugjerojmë

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
Aktualitet

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

6 Korrik, 2025 3:06 pm
Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
Bota

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

6 Korrik, 2025 2:55 pm
Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
Rajoni

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

6 Korrik, 2025 2:42 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
Kronikë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

6 Korrik, 2025 1:56 pm
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
Politikë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

6 Korrik, 2025 1:53 pm
Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Para
Vuçiç bisedon me Sarrazinin për “marrëveshjet e pazbatuara” mes Kosovës dhe Serbisë 

Vuçiç: Nuk i kam parë në letër sanksionet kundër NIS-it, por jam informuar zyrtarisht 

Berisha premtim pensionistëve: Në qeverisjen e ardhshme, rrogat dhe pensionet do të jenë më të larta në rajon 

Berisha premtim pensionistëve: Në qeverisjen e ardhshme, rrogat dhe pensionet do të jenë më të larta në rajon 

“Çmimi i naftës do të jetë më i ulëti në rajon”, Berisha: Kosova e merr nga Durrësi dhe e ka 50% më lirë 

“Çmimi i naftës do të jetë më i ulëti në rajon”, Berisha: Kosova e merr nga Durrësi dhe e ka 50% më lirë 

TE FUNDIT

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
6 Korrik, 2025

Në zonën bujqësore të Halilajt dhe Imështit të Lushnjes, problemet me çmimin e shitjes së shalqirit kanë futur në krizë...

Lexo më shumë

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
6 Korrik, 2025

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi...

Lexo më shumë

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
6 Korrik, 2025

Telefonata për alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës u bë nga një numër i regjistruar në Serbi, sipas ministrit...

Lexo më shumë

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
6 Korrik, 2025

Dhimbje, ngurtësi dhe enjtje, sidomos në fillim tek nyjet e vogla të duarve dhe kyçet e dorës. Këto janë shenjat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com