Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal vaditës, në afërsi të fshatit Hoxhaj në Peqin.
Sipas njoftimit të policisë, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se ai është vetëmbytur në ujë.
Kufoma u identifikua se i përket shtetasit Agim Dallupi nga Peqini, i cili rezultonte i humbur prej 10 ditësh.
Peqin/Informacion paraprak:
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Cengelaj, në kanalin vaditës, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur në ujë, shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Peqin.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilin kishin kallëzuar familjarët se ishte larguar nga banesa më datë 07.12.2024.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes