Nënstacioni elektrik i Draçanit në Shkodër është përfshrië nga flakët për pasojë një pjesë e qytetit është pa energji. Mësohet se janë djegur dhe 4 kabina elektrike.
“Rreth orës 11:30, dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”. Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve ka shkaktuar zjarr dhe në magazinën në pronësi të shtetases R. L., 34 vjeçe, objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit. Nga zjarret ka vetëm dëme materiale.”