Është zbardhur rezultati i akt ekspertimit të thikës së përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Në thikë, nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN.
Një prej profileve të ADN-së përputhet me viktimën Martin Cani, i cili humbi jetën pasi u godit disa herë me thikë në zemër.
Ndërsa profili i dytë përputhet me atë të Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur. Raportohet se e njëjta thikë është përdorur për të vrarë 14-vjeçarit, si edhe për të plagosur shokun e tij të ngushtë.