Ministri i Financave, Petrit Malaj ka folur ditën e sotme në lidhje me zhvillimet e fundit ekonomike.
Në një konferencë për shtyp, Malaj ka thënë se sektori privat duhet të reflektojë të njëjtin trend që po ndjek edhe ai publik në lidhje me rritjen e pagave nëse do që të mbetet konkurrues në ekomoninë shqiptare.
“Unë gjykoj që të dyja nismat paralelisht, pra presioni pozitiv që po bën qeveria në aspektin e rritjes së pagave në sektorin publik, sikundër dhe lufta kundër informalitetit do të japë një rezultat pozitiv për sektorin privat. Ajo që duhet të kuptohet është se sektori privat duhet të reflektojë të njëjtin trend që po ndjek dhe sektori publik nëse do që të mbetet konkurrues në ekonominë shqiptare“, u shpreh Malaj.