Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur orët e para të mëngjesit në ambientet e një lokali në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në lagjen “Uji i Ftohtë”. Sipas informacioneve, lokali në fjalë është në pronësi të shtetases R.B.
Si pasojë e shpërthimit u shkaktuan vetëm dëme materiale fatmirësisht. Policia thotë se ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Informacion paraprak:
Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.