Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA përshëndet vendimin e Seulit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

2024/12/04 at 8:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA përshëndet vendimin e Seulit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se ai mirëpret vendimin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol për të anuluar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Ne vazhdojmë të presim që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”, tha sekretari Blinken përmes një deklarate të martën vonë.

Uashingtoni po ndjek “me shqetësim të thellë” situatën në Korenë e Jugut

Më herët zyrtarët amerikanë thanë se po ndjekin “me shqetësim të thellë” situatën në Korenë e Jugut, ku presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën vonë, duke përmendur nevojën për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetërorë.

Disa orë më vonë, zoti Yoon hoqi gjendjen e jashtëzakonshme pasi ligjvënësit e Koresë së Jugut votuan kundër vendimit të tij dhe protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit.

Të befasuar, zyrtarët amerikanë po angazhohen në mënyrë aktive me homologët e tyre koreano-jugor në Uashington dhe Seul, duke mbledhur fakte dhe duke vlerësuar situatën në terren.

“Ne nuk u njoftuam paraprakisht për vendimin e Presidentit Yoon”, u tha në një konferencë për shtypin zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Vedant Patel të martën.

“Nuk kam asnjë vlerësim mbi kërcënimin nga Koreja e Veriut në kontekstin e kësaj situate”, tha zoti Patel për Zërin e Amerikës kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara kishin marrë informacion për kërcënime specifike në 24 orët e fundit nga Koreja e Veriut.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Seul njoftoi anulimin e takimeve të zakonshme konsullore me qytetarët amerikanë dhe aplikantët për viza të mërkurën.

Ambasada u kërkoi gjithashtu qytetarëve amerikanë në Korenë e Jugut që të ndjekin lajmet lokale, udhëzimet zyrtare, të shmangin zonat, ku po zhvillohen protesta dhe të kenë kujdes pranë tubimeve të mëdha ose protestave, sepse edhe protestat paqësore mund të përshkallëzohen papritur.

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, tha më herët të martën se Shtetet e Bashkuara po ndjekin “me shqetësim të thellë” zhvillimet në Korenë e Jugut dhe shpreson dhe pret që “çdo mosmarrëveshje politike të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”.

Presidenti Joe Biden, këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, janë informuar mbi zhvillimet në Seul, sipas zotit Campbell.

Presidenti Biden u informua për zhvillimet më të fundit në Korenë e Jugut, ndërsa ai po udhëtonte drejt hotelit të tij në Luanda, kryeqyteti i Angolës. Ai ndodhet në udhëtimin e tij të parë në Afrikë si president.

Në Pentagon, zëdhënësi Patrick Ryder u tha gazetarëve gjatë një konference për shtypin se ai nuk besonte se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndikonte ndjeshëm në rreth 28,500 trupat amerikane të dislokuara në Korenë e Jugut.

Zoti Ryder shtoi se ushtaritë e dy vendeve aleate janë “në kontakt”, por nuk ka patur asnjë kërkesë për ndihmë nga Seuli.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën vonë, duke u zotuar se do të eliminonte forcat “anti-shtetërore” ndërsa lufton kundër një opozite që kontrollon parlamentin e vendit, duke e akuzuar atë për simpati ndaj Koresë së Veriut komuniste.

Më pak se tre orë më vonë, parlamenti votoi kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kryetari i Parlamentit të Koresë së Jugut, Woo Won Shik pas votimit e shpalli “të pavlefshëm” vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme dhe theksoi se ligjvënësit “do të mbrojnë demokracinë bashkë me popullin”.

Presidenti Yoon kishte thënë më herët se partitë opozitare kishin marrë peng procesin parlamentar. Ai u zotua se do të çrrënjosë “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut” dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues./VOA

Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
Theu masën e “arrestit në shtëpi”, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Arrestohet “skifteri” në Tiranë, kishte vjedhur 16 herë në biznese të ndryshme

Lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri

Lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri

I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com