Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pjetër Shala detyrohet të paguajë 208 mijë euro viktimave të tij

2024/11/29 at 12:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pjetër Shala detyrohet të paguajë 208 mijë euro viktimave të tij

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili është dënuar për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, është urdhëruar për zhdëmtim të viktimave të tij në shumën prej 208 mijë eurosh.


Shala ishte dënuar me 18 vjet burgim më 16 korrik nga Gjykata e Specializuar për krime lufte e Kosovës, me seli në Hagë.

Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave, dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Sipas Gjykatës, viktimat kanë qenë kryesisht shqiptarë të Kosovës, që kanë pësuar dëme nga shqiptarë tjerë të Kosovës.

Shala i njohur me nofkën “Ujku”, është deklaruar më parë i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Në shpalljen e urdhrit për zhdëmtim më 29 nëntor 2024, gjykata konstatoi se janë tetë viktima, të cilave do t’u takojë dëmshpërblimi.

Viktima e parë, me dëme direkte, sipas Gjykatës, është e paraparë të pranojë 100 mijë euro dëmshpërblim për dëme fizike, mendore dhe materiale.

Kjo pasi sipas vendimit papraprak me të cilin u dënua Shala, viktima e lartpërmendur ishte ndaluar arbitrarisht ku kishte pësuar keqtrajtim fizik dhe mental me pasoja afatgjate.

Në anën tjetër, shuma e mbetur është ndarë në kompensime individuale dhe kolektive për shtatë viktimat e tjera, jo të drejtpërdrejta, përkatësisht familjarë të viktimave nga gjykimi i Shalës.

Gjykatësja e Gjykatës Speciale, Mappie Veldt-Foglia gjatë shqiptimit të vendimit tha se sa i përket ekzekutimit, “përgjegjësia për pagesën bie ekskluzivisht te Shala”.

Megjithatë, sipas saj, nga informacionet që ka marrë paneli gjyqësor, Shala aktualisht nuk ka mundësi materiale për ta kryer këtë kompensim.

Andaj, sipas gjyqtares, aktualisht mbetet e paqartë mënyra se si do të kompensohen këto viktima sipas urdhrit për zhdëmtim.

“Kosova nuk ka marrë ndonjë hap për t’u përgatitur për nevojat për të siguruar zhdëmtimet e viktimave nga rastet e Gjykatës Speciale”, tha ajo.

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se do të caktojë një gjyqtar specifik për monitorimin e zbatimit të urdhrave për zhdëmtim, si dhe u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të sigurojnë fonde për zhdëmtimin e viktimave sipas vendimeve të kësaj gjykate.

Shala është personi i katërt që tashmë ka marrë dënim nga kjo gjykatë, ndërsa i dyti ndaj të cilit është shqiptuar urdhër për zhdëmtim të viktimave.

Si parashihet zhdëmtimi i viktimave brenda Gjykatës Speciale?

Në ligjin, përmes të cilit është krijuar Gjykata Speciale, parashihet që viktimat e konstatuara të krimeve brenda juridiksionit të kësaj gjykate, ta kenë të drejtën e zhdëmtimit.

Ligji parasheh që gjykata mund të shpallë urdhër të drejtpërdrejtë për zhdëmtim apo, në disa raste, t’i udhëzojë viktimat që të ngrenë padi civile në gjykatat tjera të Kosovës.

Në rastin e Pjetër Shalës, gjykata dha urdhër të drejtpërdrejtë për zhdëmtimin e viktimave.

Sipas legjislacionit aktual, ekzistojnë mundësi të vogla të kompensimit të këtyre viktimave nga buxheti i Kosovës, nëqoftëse ata nuk kompensohen nga personi i dënuar, si në këtë rast.

Kjo, për shkak se gjatë hartimit të ligjeve, me të cilat është themeluar Gjykata Speciale, nuk është paraparë ndonjë fond i veçantë për t’i kompensuar viktimat e mundshme që dalin nga ky proces.

E vetmja formë brenda legjislacionit të Kosovës, për këtë kompensim është përmes ligjit aktual për kompensimin e viktimave, që është ligj që përfshin të gjitha viktimat e krimeve në Kosovë, jo vetëm ato të determinuara nga Gjykata Speciale.

Ky ligj parasheh që viktimat e krimeve të kryera brenda territorit të Kosovës, të mund të kompensohen nga programi shtetëror, në rastet kur për një arsye ose tjetër nuk mund të kompensohen nga personi që e ka kryer krimin ndaj tyre.

Megjithatë, brenda këtij ligji parashihen kufizime për shumat maksimale që mund të marrin viktimat individuale të krimeve.

Varësisht nga lloji i dëmeve që mund të ketë pësuar viktima e një krimi, në këtë ligj parashihen shuma të kompensimit deri në 4 mijë euro dhe në raste shumë të veçanta deri në 10 mijë euro.

Këto shuma nuk mbulojnë shumat e parapara në urdhrin e zhdëmtimit për viktimat e Pjetër Shalës.

Aktualisht nuk dihet nëse viktimat kanë marrë kompensimin prej 207 mijë eurosh nga urdhëri i mëparshëm për zhdëmtim në rastin e Salih Mustafës, tjetër i dënuar nga Gjykata Speciale, në vitin 2022./REL



Ju sugjerojmë

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
Bota

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

18 Qershor, 2025 9:18 am
Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
Aktualitet

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

18 Qershor, 2025 9:11 am
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Merz: Irani është një regjim terrori

18 Qershor, 2025 8:45 am
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 Qershor, 2025 8:39 am
Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
Bota

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

18 Qershor, 2025 8:32 am
Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

18 Qershor, 2025 8:26 am
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

18 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Para
Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, sheshi “Sintagma” në Athinë vishet kuqezi

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, sheshi “Sintagma” në Athinë vishet kuqezi

Zyrtarët e Kosovës dënojnë sulmin ndaj Komunës së Zveçanit si akt kriminal

Zyrtarët e Kosovës dënojnë sulmin ndaj Komunës së Zveçanit si akt kriminal

Mbi 225 tonë kokainë, autoritetet kolumbiane konfiskojnë rekord botëror droge të fshehur në nëndetëse

Mbi 225 tonë kokainë, autoritetet kolumbiane konfiskojnë rekord botëror droge të fshehur në nëndetëse
















TE FUNDIT

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
18 Qershor, 2025

Dekadat e fundit, Irani ka ndërtuar një rrjet aleatësh në rajon. Në konfliktin aktual me Izraelin, disa prej tyre deri...

Lexo më shumë

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
18 Qershor, 2025

Policia ka vendosur në pranga një 27-vjeçar gjatë operacionit të koduar “Cold Hand”, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje....

Lexo më shumë

Merz: Irani është një regjim terrori

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
18 Qershor, 2025

"Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve": Kancelari Merz thekson në intervistë për kanalin...

Lexo më shumë

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
18 Qershor, 2025

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion ushtarak dhe të inteligjencës, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com