Një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Nikolin Nika është vrarë me një mjet prerës rreth orës 18:30 të së dielës në Bettola të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se për ngjarjen është arrestuar një shqiptar, pozicioni i të cilit po shqyrtohet nga hetuesit.
Kur ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ka qenë tepër vonë pasi e vetmja gjë që kanë arritur të bëjnë është të konstatojnë vdekjen e tij.
Viktima nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve të marra në qafë të shkaktuara nga mjeti prerës.
Autoritetet po vijojnë hetimet në lidhje me motivet dhe autorin e ngjarjes.