Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ford do të shkurtojë mijëra vende pune në Gjermani

2024/11/21 at 9:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ford do të shkurtojë mijëra vende pune në Gjermani

Prodhuesi amerikan i automobilëve Ford do të shkurtojë 2.900 vende pune në Gjermani.


Shumica e vendeve të punës do të shkurtohen në fabrikën e Këlnit. Koncerni e argumenton vendimin ndër të tjera me rënien e kërkesës.

Deri në fund të vitit 2027 në Europë do të shkurtohen rreth 4000 vende pune gjithsej, ndërsa vetëm në Gjermani 2900, bëri të ditur ndërmarrja. Për detajet do të negociohet me përfaqësuesit e të punësuarve. Koncerni i referohet gjendjes së vështirë të industrisë së automobilëve në Europë dhe kërkesës së dobët në treg, kostove të larta në procesin e tranzicionit tek prodhimi i automobilëve elektrikë, konkurrencës së fortë dhe rregullave të forta burokratike.

Dilema: Heqje dorë nga pagan në vend të mbylljes së fabrikës?

Sindikata IG Metall dhe këshillat e ndërmarrjeve i kanë paraqitur një projekt të tyren kundrejt planit të kursimeve kryesisë së koncernit.

Ford sipas të dhënave të veta ka në Këln, në Saarlouis dhe në Aahen ka gati 16.500 punonjës. Në Këln kanë selinë qendra europiane e koncernit si dhe fabrika e prodhimit të dy modeleve të automjeteve elektrike. Sipas të dhënave të këshillit të ndërmarrjes Fordi ka aktualisht në Këln rreth 11.500 vende pune, që do të thotë, se këtu mund të shkurtohet një në katër vende. Pritshmëritë nga prodhimi i automjeteve elektrike në këtë fabrikë deri tani nuk janë përmbushur. Në vitet 2023 dhe 2024 në fabrikën e Këlnit u investuan gati dy miliardë euro për të mundësuar prodhimin e makinave elektrike. Prodhimi i modelit Fiesta me motor me djegie është ndërprerë. Ford ka pasur probleme edhe me largimin e disa menaxherëve drejtues qëkurse shefi i koncernit në Gjermani, Martin Sander këtë verë papritur u tërhoq duke pranuar një post tek koncerni Volkswagen.

Deri në vitin 2018 Ford ka pasur rreth 20.000 punonjës në Këln, ndërsa deri në fund të vitit 2027 do të mbeten  më pak se gjysma. Këshilli i ndërmarrjes deklaroi, se nuk ka asnjë mirëkuptim për këtë vendim të sipërmarrjes. “Eshtë një ditë e zezë për Fordin”, tha shefi i këshillit të ndërmarrjes Benjamin Gruschka duke kritikuar ashpër menaxhmentin. “Unë nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjëherë një veprim kaq të paarsyeshëm të koncernit.” Sipas tij, “javët e muajt e ardhshëm do të ketë një rezistencë të fortë”. Tek Ford në Këln me gjasë do të ketë përballje ndërmjet sipërmarrësit dhe punonjësve, si asnjëherë më parë. “Ne nuk do t’i mbështesim shkurtimet”, tha këshilli i ndërmarrjes. Ngjashëm u shpreh edhe sindikata IG Metall duke paralajmëruar, se planet e shkurtimeve po kërcënojnë masivisht ekzistencën e qendrave gjermane të prodhimit”.

Wüst: “Goditje tjetër e rëndë për industrinë e automobilëve”

Kryeministri i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst e konsideroi deklarimin e shkurtimeve të vendeve të punës si një “goditje tjetër e rëndë për Gjermaninë si qendër e prodhimit të automobilëve” dhe si një “sinjal serioz për Këlnin si qendër për prodhimin e automobilëve”. Qeveria e landit do ta ndjekë këtë proces. “Unë pres nga Fordi, që sipërmarrja të vazhdojë t’u përmbahet premtimeve, duke mos ndërprerë kontratat e punës”, tha politikani kristiandemokrat për gazetën Kölner Stadt-Anzeiger. Ai tha, se “është konsultuar me këshillin e ndërmarrjes lidhur me sfondin dhe hapat e mëtejshëm”. Gjithashtu kryeministri i landit është në kontakt edhe me menaxhmentin. Wüst kërkoi një “sinjal të fortë nga federata, për t’i bërë ballë me masa efiakse dhe afatgjata problemit aktual të rënies së kërkesës për automjetet elektrike”.

Menaxheri i Fordit, Marcus Wassenberg theksoi, se dëshiron një biznes të fuqishëm në Europë edhe për brezat e ardhshëm. “Ne duhet për këtë arsye të marrim masa të vështira për të siguruar aftësinë e konkurrencës së Fordit në Europë.” Menaxhmenti apelin e vet drejtuar politikës federale e fokusoi tek nevoja për të përmirësuar kushtet e tregut. Në Gjermani dhe në Europë mungon “një agjendë konsistente dhe e qartë politike për nxitjen e elektromobilitetit”, kritikon menaxhmenti i Fordit.

Humbje të mëdha në segmentin e veturave jo tek Ford

Segmenti i prodhimit të veturave i ka krijuar humbje të mëdha Fordit vitet e fundit, thuhet më tej nga koncerni. Në këtë segment kostot e kalimit në prodhimin e automjeteve elektrike janë shumë të larta. Përveç kësaj sipërmarrja i referohet edhe problemeve me konkurrencën dhe objektivave të rrepta për reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit. Të tilla objektiva sipas këndvështrimit të Ford janë pengesë për ndarjen e biznesit në prodhim automjetesh me motor me djegie dhe atyre me elektrik.

Por Ford nuk është i vetmi koncern me probleme në këtë drejtim. Edhe të tjerë proudhues të automjeteve ndodhen nën presion. Pas heqjes së subvencionit shtetëror për automjetet elektrike, edhe koniunktura e dobët dhe frika për vende pune i ka frenuar konsumatorët për blerje automjetesh të reja. Edhe prodhuesi më i madh i automobilëve në Gjermani Volkswagen ka njoftuar për mbyllje të fabrikave dhe shkurtimeve të vendeve të punës në Europë. Sindikata IG Metall dhe këshilli i ndërmarrjes janë të gatshëm për të pranuar ulje pagash, në mënyrë që të shkurtohen kostot e prodhimit./DW



Ju sugjerojmë

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona
Aktualitet

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

26 Qershor, 2025 9:17 am
Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak
Bota

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

26 Qershor, 2025 9:10 am
Gjermania në borxhe rekorde
Bota

Gjermania në borxhe rekorde

26 Qershor, 2025 9:07 am
Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
Bota

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

26 Qershor, 2025 9:03 am
Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte
Bota

Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte

26 Qershor, 2025 8:58 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

26 Qershor, 2025 8:55 am
Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin
Bota

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

26 Qershor, 2025 8:50 am
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës

26 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025 8:16 am
Para
Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, nis procedimi penal për 50-vjeçarin turk

Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, nis procedimi penal për 50-vjeçarin turk

Moti i keq, dëmtohet çatia e spitalit në Pukë/ Në Fushë Arrëz rrezikohet një banesë

Moti i keq, dëmtohet çatia e spitalit në Pukë/ Në Fushë Arrëz rrezikohet një banesë

SHBA do t’i dërgojë Ukrainës mina kundër këmbësorisë

SHBA do t’i dërgojë Ukrainës mina kundër këmbësorisë
















TE FUNDIT

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona
26 Qershor, 2025

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjetja edhe asgjësimi i bimëve narkotike erdhi si rezultat i...

Lexo më shumë

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak
26 Qershor, 2025

Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më...

Lexo më shumë

Gjermania në borxhe rekorde

Gjermania në borxhe rekorde
26 Qershor, 2025

Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekurudhat dhe trenat, mungesa e...

Lexo më shumë

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
26 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit "i shkatërruan ato...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com