Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara me erë të fortë në zonën veriore, duke sjellë rënie gurësh e inertesh.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se në lartësinë mbi 1200 metra ka pasur reshje dëbore.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore, duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë.
Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore.
Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës.
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftim.