Datat e rëndësishme të 28-29 Nëntorit një pjesë e shqiptarëve do i shfrytëzojnë edhe këtë vit për të pushuar jashtë vendit. Kërkesat për bileta dhe paketa turistike janë rritur ndjeshëm javët e fundit. Operatorët turistikë thonë se në krahasim me vjet, vihet re një trend më i shtuar.
Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Është një rritje gati 20% më shumë sesa vjet. Nëse do bëjmë krahasimin e numrit të atyre që ikim dhe atyre që do rrinë brenda për të festuar, është disproporcion i madh.
Fjorida Zani, operatore turistike: Nuk është se nuk janë atdhetarë, por shfrytëzojnë ditët pushim.
Destinacionet më të kërkuara janë ato të rajonit, por nuk mungojnë edhe vendet e largëta si Dubai apo Egjipti.
“Kosova, Greqia, Kroacia, Turqia, Italia.”
Ndërkaq ashtu si çdo vit, shqiptarët e Kosovës do t’i kemi në Shqipëri.
“Sidomos festat e Nëntorit, shtetasit e Kosovës janë më tradicionalë.”
Destinacionet më të kërkuara brenda Shqipërisë janë Korça, veriu i vendit, si edhe bregdeti i Durrësit dhe Vlorës.
Tv Klan