Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Vermoshi i zbardhur nga dëbora e parë për këtë sezon në veriun e vendit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri Rama i quan pamjet si “magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë”.
Siias tij, kjo është një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor.
“Mirëmëngjes, dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.