Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Orikumit në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në verandën e banesës së 68-vjeçares E.B., ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.