Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti 2025/ Meta nga qelia: Mliarda lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike!

2024/11/14 at 2:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti 2025/ Meta nga qelia: Mliarda lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2025.

Duke e konsideruar si vjedhjen më të madhe në historinë e Shqipërisë, Meta tha se ky buxhet thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve.

“Buxheti antisocial për vitin 2025, që thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve, është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Shpërndarja e fondeve provon qartë se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm.

Vetëm 170 lekë në muaj mbështetje për pensionistët dhe plot 777.2 miliard lekë për projektet korruptive PPP.

0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve dhe 109.5 miliard lekë shtesë për projektet koncensionare.
Jo vetëm 0% rritje por ulje të fondeve me -9.2% për familjet me ndihmë ekonomike që jetojnë në një varfëri të tejskashme dhe plot 75.1 miliard lekë ose një rritje me 3.9% të shpenzimeve operative të luksit.

0% fonde shtesë për kategorinë e të papunëve (numri i të cilëve është në rritje).
Jo vetëm 0% fonde shtesë për kujdesin social por përkundrazi ulje të fondeve të shtresave në nevojë me 7.3% dhe ndërkohë 11,7% rritje ose 112.3 miliard lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike, që në fakt janë gropa septike korruptive.

Ulet buxheti i kujdesit social nga 29.66 miliard lekë në vitin 2024 në 27.50 miliard lekë në vitin 2025, kur ndërkohë për shpenzimet korruptive të Qeverisë, përfshi udhëtimet me charter privat të Edi Ramës, do të harxhohen 532.3 miliard lekë.

Në rritje do të jenë shpenzimet për pagesën e principalit të borxhit (të marrë për t’u vjedhur) që do të arrijë shifrën rekord në vitin 2025 në 103.1 miliard lekë nga 45.4 miliard lekë në vitin 2024.

Për vitin 2025 çdo qytetar i Republikës përfshi dhe çdo pensionist do të paguajë 698 Euro për interesat dhe principalin e borxhit publik, kur ndërkohë indeksimi i pensionit për një vit është vetëm 21 Euro.

Aktualisht 3.3 miliard euro vidhen çdo vit nga korrupsioni skizofrenik i Edi Ramës dhe çetës grabitqare të “Rilindjes”, zhvatje që pritet të thellohet vitin e ardhshëm.

Partia e Lirisë nesër në qeverisje, në 4 vjet, vetëm duke mbledhur mbi 13 miliard euro shtesë të ardhura, e ka të garantuar plotësisht zbatimin e 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus:

1. Ndalimin e shpopullimit.
2. Dyfishimin e pagave dhe pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.
3. Arsimin dhe investimin tek kapitali njerezor:
4. Rritjen e prodhimit bujqësor, ushqimit dhe uljen e kostos së jetesës.
5. Shqipëria, fuqi eksportuese.
Partia e Lirisë, ka një mision patriotik, mision që i shërben Shqipërisë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar”, shkruan Meta.

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Tonin Vocaj letër kolegëve pas largimit nga detyra: Vijoni të ruani rendin me përkushtim e kurajo…

Tonin Vocaj letër kolegëve pas largimit nga detyra: Vijoni të ruani rendin me përkushtim e kurajo…

Kumbaro: 4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura

Kumbaro: 4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura

Dan Hutra i vrau motrën, Vladimir Kurti: Gjakun e motrës time nuk e fal

Dan Hutra i vrau motrën, Vladimir Kurti: Gjakun e motrës time nuk e fal

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com